Belgjikë/ Nis gjyqi për familjen më të madhe të krimit, 104 të akuzuar! Furnizonin dhe grupin e Eldi Dizdarit me kokainë

Belgjikë/ Nis gjyqi për familjen më të madhe të krimit, 104 të akuzuar! Furnizonin dhe grupin e Eldi Dizdarit me kokainë

Organizata kriminale turko-siriane dhe Eldi Dizdari

Belgjikë- Një maksiproces ka nisur në Belgjikë ndaj një organizate të madhe të narkotrafikut turko-siriane me 104 të pandehur, që gjithashtu furnizonte me kokainë edhe klanet shqiptare të drogës, mes tyre ajo e njohur si “Kompania Bello”, e drejtuar nga Eldi Dizdari (allias Denis Matoshi, emri i të cilit doli edhe në përleshjen me 1 të vrarë dhe 3 të plagosur në ish-Bllok më 2018, në përplasjen e Ervin Matës me Ervis Martinajn), që ndodhet në Dubai dhe akuzohet nga Italia gjithashtu.

Kontrabanda në shkallë të gjerë të kokainës, korrupsioni, pastrimi i parave dhe dhuna ka qenë objekti i hetimit dhe gjyqit që nisi sot (6 Janar), për një nga familjet më të mëdha të krimit në Antwerp.

Mes të pandehurve ka edhe shumë shqiptarë, oficerë policie dhe madje një prift. Organizata e rrezikshme, e denjë për një serial hollivudian, kishte të infiltruar dhe në shërbim edhe shumë agjentë policie dhe të spiunazhit.

Organizata emërtohet vetëm me inicialin “Y.”, e konsideruar si një nga familjet më të mëdha të krimit dhe gjithashtu cilësohet si një “roman mafioz”, i ngjashëm me “Kumbarin”.

Familjet e ardhura nga Turqia në Belgjikë me procedurë azili kishin arritur të fitonin 61 milionë euro nga aktivitetet e tyre kriminale. Kreu i grupit është identifkuar Bayram Yaramis, ndaj të cilit kërkohet dënimi me 15 vjet burg, ndodhet në arrati dhe thuhet se jeton në Turqi, shkruan media belge.

Ky grup sipas mediave belge kryente operacione edhe për “Kompania Bello”, organizatën e trafikut të drogës së shqiptarit Denis Matoshi. Në hetime ka dalë se ky kartel turko-sirian i shërbente furnizim edhe klanit shqiptar, i hetuar dhe gjykuar në Itali, ku kishin bazën kryesore të shpërndarjes.

Prokurorisë i janë dashur jo më pak se 26370 orë pune për të hetuar klanin. Kjo organizatë bëri marrëveshje me njerëz që e paguanin mjaftueshëm për të sjellë një konteiner nga Amerika e Jugut.

Gjykata beson se klani kishte krijuar një monopol në transportin e drogës nëpërmjet kalatës 1700 në port. “Kjo funksionoi për një kohë të gjatë, derisa dogana zbuloi 1.3 tonë kokainë dhe disa figura në zonë humbën shumë para. Për këtë ata u zemëruan shumë”, u shpreh një burim.ikret Y. humbi një çerek tonë kokainë thjesht duke i dërguar një mesazh vetes, për të mbajtur mend numrin e konteinerit. Hetuesit po e përgjonin, ndaj mundën të kapnin lehtësisht 236 kg kokainë të tij dhe që aty u zbërthye e gjithë banda.

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës