Katër të vdekur është bilanci i një aksidenti ndodhur në Belgjikë ku treni përplasi një minibus shkolle, mëngjesin e kësaj të marte, në qytetin Bugenhout.
Në minibusin shkollor ndodheshin shtatë fëmijë dhe një shoqërues. Autoritetet kanë konfirmuar se viktimat janë katër: dy nxënës 12 dhe 15 vjeç, shoferi dhe shoqëruesi.
Policia federale sqaroi paraprakisht se furgoni po lëvizte përpara një shkolle të mesme të edukimit special kur kaloi mbi shina dhe u përplas nga treni.
‘Përplasja ndodhi rreth orës 08:10 të mëngjesit teksa pamjet tregojnë se barrierat ishin të ulura dhe semafori ishte i kuq. Nuk i dimë ende rrethanat e aksidentit’ thanë në një deklaratë kompania publike që menaxhon dhe mirëmban rrjetin hekurudhor belg.
Ndër reagimet e para për ngjarjen ishte edhe ajo e presidentes së KE, Ursula von der Leyen.
"Sot, Evropa qan me Belgjikën”, shkroi ajo në X.
Komente










