Bella Hadid fashion dhe për
një dreke me miq

Bella Hadid fashion dhe për<br />një dreke me miq
Bella Hadid është e frikshme kur bëhet fjalë për modën. Edhe në një takim me miq, ajo mundohet të vishet plot stil dhe të tërheqë vëmendjen.

Kështu dhe në këtë drekë mes miqsh në New York ku Bella e veshur me një palë pantallona të gjata të ngushta të stilit të viteve ’80, dhe një kanatiere të zezë të hapur në shpatulla e bark është fotografuar teksa bën një telefonatë.

Modelja ka tërhequr vëmendjen me një rrëfim para pak ditësh tek revista ‘People’ ku tregon luftën me sëmundjen e Lyme, me të cilën u diagnostikua në vitin 2012. Ajo tregon se u detyrua të hiqte dorë nga shumë gjëra ndërsa kurohej, madje dhe nga shkolla.

Tek kjo e fundit, Bella thotë se mezi gjeti forcë për t’u kthyer pas i pëlqente më pas të dilte me miq e të udhëtonte sesa të mësonte. Duket se këto problem modelja i ka hedhur pas, Bella Hadid për momentin është modelja e parapëlqyer e stilistëve.

[gallery]19194[/gallery]
(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur