Bëmë një Bukuroshe apo një Përbindësh?

Bëmë një Bukuroshe apo një Përbindësh?

Bukuroshja e Durrësit, Mozaik i shek. IV para erës sonë

Nëse kërkojmë në internet fjalën "përbindëshi" i Durrësit, shfaqet menjëherë pallati 28 katësh i ndërtuar ne vitet e demokracisë, në rërë, në bregdetin durrsak; nëse kërkojmë "Bukuroshja e Durrësit", do të shfaqet mozaiku fin i vashës durrsake, e fiksuar në dysheme që nga shekulli i IV para erës sonë.

Pra, ilirët na lanë një bukuroshe, ndërsa ne ndërtuam një përbindësh në kohët që mund të bëjmë vërtetë gjëra të bukura, falë progresit e teknologjisë. Të ndërtosh "një Bukuroshe" në jetë, duhet pak: Ca guralecë me ngjyra, një çekiç, dhe një shpirt i bukur dhe elegant. Të ndërtosh një "Përbindësh" duhet shumë: Shumë para, shumë njerëz, shumë materiale dhe shumë mendjemadhësi.

Pallati 28 katësh ndërtuar në bregdetin e Durrësit

 

Këto janë dy anët e medaljes të secilit prej nesh: e bukura dhe e shëmtuara, e mira dhe e keqja dhe askush nuk shpëton nga ky dualitet. Vetëm rregullat, ligji dhe demokracia, bëjnë që të ketë një harmoni e një balancim të të dyjave. Askush nuk e ka zhdukur të keqen dhe të shëmtuarën në këtë jetë, shumë janë përpjekur ta fshehin duke e lënë pasdore si prioritet.

Në këto ditë të trishtuara posttërmeti, kur mendohej se shumë prej nesh do të ndalnin për të reflektuar, për të punuar, shumë prej nesh do të ishin më pak arrogantë dhe mëndjemëdhenj, duket se asgjë nuk ka ndodhur. Nëpër studio televizive, të njëjtët njerëz publikë që kanë kontribuuar të ushqejnë industrinë e ndërtimeve në bregdet, qoftë edhe duke blerë një shtëpi në rërë, pasi janë prerë pisha e shkatërruar ekosisteme, ngrenë gishtin kundër të tjerëve.

Kryebashkiakë e ish-kryebashkiakë, nëpunës e ish-nëpunës, njerëz të drejtëisë dhe ish-njerëz të drejtësisë, të gjithë bashkë, të gjithë me shancin për të bërë me veprimet e tyre më të mirën, bënë të pamundurën për të përfituar, duke shkatërruar. Gjurmët janë të dallueshme në terren. Në terren është puna e tyre. Sot ngrenë zërin, sikur nuk kishin pasur asnjë mundësi, në gjithë këto 30 vite ta bënin më parë, të vepronin drejtë edhe më parë.

Arrogantë edhe ne gazetarët që Presidentin Meta e quajtëm "të çmendur" e nuk i besuam se ai "e dinte" që do të kishte tërmete të fuqishëm?  Arrogantë, se i besuam vetëm logjikës dhe shkencës dhe nuk pranuam se nuk duhet të injorojmë edhe atë që nuk njohim, botën e padukshme apo okulte që mesa duket është pronë e disave? U qetësuam kot kur, pasi dha alarmin se diçka apokaliptike do të vinte mes nesh, vazhdonte të bënte selfie gjysëm i zhveshur e i gëzuar tamam në Gjirin e Lalëzit, aty nga ku erdhi epiqendra e tërmetit vrasës.

Tërmeti rrafshoi shtëpi e mori njerëz të mirë e të pafajshëm mes nesh, por duket se nuk ka trembur dhe s'e ka marrë me vete atë të rrezikshmen e kudondodhurën: arrogancën, mendjemadhësinë që nuk na lejon të jemi më të përulur e të shohim më qartë dhe më mirë përreth.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E**A**: 07/12/2019 16:39

    "Kush je ti, hyjneshë përmbi tokë, me bukuri të pavdirë dhe të fshehtë ?", i shpëtoi mërmërima faltares së madhe në çastin kur kuptoi se...Mallkimi priftëreshave të Ilirisë/Mira Meksi

    Përgjigju
  • klodi: 06/12/2019 18:48

    Te dyja, fatkeqesisht me shume perbindesha e me pak bukuroshe

    Përgjigju
  • Nje koke pa lare: 06/12/2019 17:29

    Zonje, Eshte e vertete qe termeti dhe pas goditjet e tij te influencojne ne subkoshiencen e njerezve,por qe te arrini deri aty sa te pretendoni qe Like Floriri eshte ne gjendje te ndjeje termetet duke patur nje dhunti te vecante,kjo tregon qe pasojat i keni te medha.Pas filxhanit te fallxhores Monika ky deklarim e ben ciftin e Gjirit te Lalezit sipas jush te vecante per ju. Ndersa shqiptaret mendojne se cifti i fandaksur kane nuhatje per floririn.... Zonje prenotoni nje Check-Cap se eshte falas. Te shkuara!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë