'Bëme regres në Ligën e Kombeve, s'e kuptoj pse Sylvinho nuk ndryshon?!' Rraklli kritika për trajnerin: Po s'shënove nuk shkohet në Botëror

Rënia e kombëtares në Ligën C, si pasojë e disfatës 1-2 kundër Ukrainës, ka sjellë shumë kritika për kuqezinjtë, pasi objektiv ishte vendi i parë. Për Report TV, ish-futbollisti i kombëtares Altin Rraklli, thotë se ai nuk arrin ta kuptojë përse Sylvinho nuk ndryshon dhe është besnik i një formacioni në një kohë kur përfaqësuesja ka elementë cilësorë.

“Ne nuk kemi superstara në formacion, të padiskutueshëm, të pazavendësueshëm. Ai nuk mund të luajë me të njëjtë lojtarë në formacion pavarësisht se kanë kohë që nuk japin efikasitetin, rezultatet e duhura. Duhet të ndryshojë, duhet të ndryshojë trajneri. Automatikisht vijmë pastaj te këto rezultate që janë të pakëndshme për të gjithë ne,”-u shpreh Altin Rraklli, ish-futbollist i kombëtares.

Rraklli më pas foli me emra të përveçëm.

“Arbër Hoxha duhet të luajë, Muçi duhet të luajë pavarësisht se u dëmtua dje. Janë disa lojtarë me aftësi idnividuale shumë të mira, me aftësi sulmuese shumë të mira. Ti ato mund ti fusësh pa frikë në lojë sepse ato edhe në ekipet e tyre anën mbrojtëse e bëjnë sepse nuk ka më sot në futboll sulmes që mos të mendoj për mbrojtjen siç ka qenë para 20-30 vitesj,”-tha ai.

Sipas ish-futbollistit të kombëtares më shqetësuese është se kuqezinjtë nuk eksperimentuan në Ligën e Kombeve dhe nuk morën asgjë pozitive pavarësisht se është një kompeticion që ka zëvendësuar miqësoret.

“Nga Evropiani ti duhet të kishe progres dhe jo regres. Progresi vjen duke studiu, duke ndryshu pak dhe jo të jesh me të njëjtët lojtarë, me të njëjtin formacion, me të njëjtat emra,”-deklaroi ai.

Rraklli shpeshherë është shprehur se kombëtarja i ka mundësitë të kualifikohet për herë të parë në Botëror, por ai shton se nëse Sylvinho nuk ndryshon qasje është e pamundur.

“Po nuk lujte në sulm nuk ke shans. Ore ka ardh futbolli në atë pikë që duhet të sulmosh, se po nuk e bërë nuk ke shans,”-u shpreh Altin Rraklli, ish-futbollist i kombëtares.

Ne.k./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nustricionisti dhe specialisti i Mjeksisë Holistike, Altin Joka: Ndryshimi i stilit të jetës dhe të ushqyerit ju zgjat jetën

Nustricionisti dhe specialisti i Mjeksisë Holistike, Altin Joka: Ndryshimi i stilit të jetës dhe të ushqyerit ju zgjat jetën