Ben Andon: Durimi i SPAK-ut vs durimit të publikut

Ben Andon: Durimi i SPAK-ut vs durimit të publikut

Foto ilustruese

Është pritur me padurim nga publiku përballja e fundit e zyrtarëve të SPAK-ut me Komisionin e Ligjeve, por që kuptohet nuk është se tregoi aq shumë. Veçse seriozitetit në fjalë i mungoi një nga elementët kryesorë, që lidhet me praninë e opozitës. Për fatin e keq, SPAK-u edhe në drejtimin e z. Dumani nuk po i ngjall asnjë frikshmëri politikanëve. Dhe aq më pak kriminelëve, që janë sofistikuar dhe na përballin ngado, madje tashmë të eksportuar dhe duke i sjellë dhimbje-koke dhe vendeve të tjera deri në Amerikën Latine, ku dihet se janë vende burimore për shumë droga të forta. Qetësia e kreut të SPAK-ut e vendos ende në provë durimin e publikut dhe sidomos pritshmëritë e tij. Megjithatë, kreu i saj Dumani ishte i drejtëpërdrejtë dhe madje disi euforik për rezultatin e vitit që shkoi. Shefi i SPAK-ut e ka rreshtuar si sukses shtimin e pasurive të sekuestruara të krimit, ndërsa ka konfirmuar atë që publiku e ndjen në referencat e medias, sipas të cilit krimi shqiptar brenda e jashtë vendit është më i sofistikuar, që paratë i transferon në linja sekrete dhe i investon në parajsa fiskale, madje ka linja të drejtpërdrejta me Amerikën Latine për kokainën. E përsërisim se, durimi ka qenë lajtmotivi i fjalës së tij, që do të thotë se publikut do t’i duhet të ndjejë sërish presionin, ofendimet e politikanëve dhe përballjet e krimit. Si vlerë, zyrtari ka prezantuar faktin se është thellësisht i pandikueshëm:  “Ndikimi tek unë është zero, nuk ndodh. Qoftë kolegë prokurorë, gjyqtarë, të SPAK, GJKKO apo qoftë edhe politikanë që as nuk e marrin mundimin të më telefonojnë apo kërkojë takim, sepse e dinë përgjigjen”.

Atë që nuk kupton publiku është sesi kaq vlera shpërdorimesh raportuar nga KLSH-ja nuk marrin përgjigje. Institucionet që kanë kaluar në “sitën” e Kontrollit të Lartë të Shtetit për periudhën janar-shtator janë gjetur në shkelje të shumta që kanë sjellë dëm ekonomik por edhe ndikim negativ në administrim të të ardhurave ose shpenzimeve. Në buletinin e fundit rezulton që ky dëm për të dy zërat të jetë 122 miliardë lekë (mbi 1 miliardë euro), 38% e të cilës vjen nga të ardhurat dhe shpenzimet dhe pjesa tjetër nga shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e administrimit të të ardhurave (Monitor, 2022).

Publiku është pak konfuz me dosjet e inceneratorëve për të cilat opozita dhe media ka dhënë referenca të plota se çfarë mund t’i duhet më shumë SPAK-ut të shkojë në thelb, paçka se Dumani sërish ka kërkuar kohë për shkak të kompleksitetit etj. “Kemi raste, do ngremë akuzë ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtareve që kanë shkelur ligjin. Asnjë s’ka imunitet. Na lini kohë. Kemi në hetim disa çështje të rëndësishme dhe koha do të tregojë rezultatin e tyre”, ka siguruar ai. A mundet vallë publiku të durojë kaq shumë derisa autoritetet të veprojnë? Koha po tregon se gjërat e mira duan kohë dhe Dumani me atë mbështetje të jashtëzakonshme të ndërkombëtarëve, jep një lloj garancije. Megjithatë në rastin e kompleksit “Partizani”, CEZ dhe, jo pak dsjeve të tjera, institucioni lë ende shumë për të dëshiruar. Pasi në rastin e Shqipërisë, kur gjërat maten me rezultatet, një gjë është e qartë: Nëse do ngresh padi dhe do dënosh konform provave e ligjeve në kohën e duhur, atëherë mund të flasësh se ky institucion e ka treguar veten. Deri më tani, pritshmëria ndaj durimit që na jep institucioni është më i madh sesa durimi i publikut. (Javanews)

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Altin Joka: Çfarë është sindroma e vezoreve policistike dhe si mund të kurohet me anë të ushqimeve që konsumojmë

Altin Joka: Çfarë është sindroma e vezoreve policistike dhe si mund të kurohet me anë të ushqimeve që konsumojmë