Benet Beci, një menaxher në politikë

Benet Beci, një menaxher në politikë

Benet Beci

Është 56 vjeç, ka pamjen e një personazhi serialësh të “Netflix”-it, flokë plotësisht të thinjur, por pak të gjatë, një buzëqeshje të theksuar dhe një shkëlqim në portret.

Fiks si të një njeriu që s’e di çfarë e pret në politikë. E shoh teksa flet e lëviz me duar dhe mendoj se ç’mund t’i duhet një menaxheri të suksesshëm, një njeriu diskret dhe privat, pa ndonjë vokacion a nevojë për politikën, të futet te kjo e fundit dhe të përfundojë duke pozuar teksa mban një fëmijë në krahë, duke takuar njerëz, pirë raki, hedhur valle në ditëlindjen e ndonjë veterani të partisë dhe më pas në gojën e ujkut.

Kur u shfaq në derë ishte i qeshur dhe për habinë time më dha dorën. Edhe unë atij.

Kisha të paktën një vit që s’ia kisha dhënë kujt dorën. (Dezinfektanti në çantë, por gjithsesi më pëlqeu që u takova me dikë si njeri. Kemi nevojë të rigjejmë veten në zakonet tona njerëzore).

-Si i takon njerëzit në fushatë? Kështu si mua?

Ai qeshi dhe më la të kuptonte që jo, sigurisht. Madje ende s’ka takuar shumë njerëz. Më shumë ka investime në Shkodër sesa të njohur. Dhe puna e bërë duket se është ajo spangoja, ku shpreson fort Benet Beci, kandidati i papritur i Edi Ramës për PS-në në Shkodër, që vjen me CV-në e një menaxheri të suksesshëm.

-Është hera e parë që ju takoj dhe që ju shoh. Dje që u futa në « Google » për të kërkuar informacione rreth jush, ç’nuk lexova… Që kishit qenë mik (disa e përshkruanin si bashkëpunëtor i  ngushtë) i Berishës, i Metës, i Ramës, që ishit i pasur, që kishit shtëpi të bukur... Cilën të besoj nga këto ose jo?

“Fondi” ishte agjencia perfekte për çdo qeveri, sepse i bënte punët në mënyrë të përkryer. Kur e gjeta në 2005-n, PS-ja e kishte lënë në gjendje të mjerë. Investimet përdoreshin vetëm për bastionet e PS-së dhe ato të PD-së, asgjë. Qasja ime kryesore  është balanca. Berisha e kuptoi dhe më besoi. Meqë më pyete për miqësi, di të them që me Berishën kemi pasur raport të shpeshtë, tepër korrekt dhe profesional.

(Pra, ai më tha raport i shpeshtë, nuk e përdori fjalën miqësi, vlen ta nënvizoj).

Projekti i rrugëve rajonale i Berishës ishte kali i tij i betejës dhe them se ia pranojnë të gjithë. Me Ramën mendova se mund të ikja, madje i dorëzova dorëheqjen time nga FSHZH-ja, por ai më kërkoi të vazhdoja.

(Unë: tipike e Ramës.)

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ishte histori suksesi dhe Rama besoj se veproi me instinkt. Kaluam në një kapitull të ri. Nga fshati te qyteti, që mori emrin Rilindja Urbane. Nga Berisha te Rama. Që të dyja këto arritje, si ajo e rrugëve rurale, edhe rikthimi i qytetit, janë falë energjive të “Fondit”.

Janë punë të Fondit. Investime që janë mbledhur me punën tonë. Kështu, të dyja kryeministritë, si ajo e fshatit dhe ajo e qytetit, janë falë energjive të “Fondit”, thotë ai.

“Ramës dhe profilit të tij i shkon qyteti” dhe sot Rilindjen Urbane e ka kalë beteje. Rindërtimi është gjithashtu nektar i “Fondit”.

Pastaj ishit në KESH, në një sipërmarrje  edhe më të madhe se Fondi. Çfarë ndodhi që kërkuat politikën? E kërkuat vetë apo ua kërkoi Edi Rama?

(Qesh). Më kujtohet një thënie e monizmit: “Kur detyra është e qartë, hezitimi është disfatë” ... Pupupu, këto shprehjet patetike! Tani, për t’u bërë serioz. Unë jam menaxher politik, nuk jam politikan dhe nuk më intereson politika si profesion, por si urë për të marrë vendime të mëdha. Një menaxher s’merr vendime të karakterit politik dhe është gjithnjë në pritje që vendimet t’i marrin të tjerët mbi të; këtë dua ta provoj vetë. E doja një kalim në një fazë tjetër. Kisha nevojë për të provuar shijen e luftës.

Pa merak se do ta provoni edhe luftën edhe uroj vendimet që s’janë të lehta. Jeni menduar mirë? Këshilluar me dikë?

Kisha pak merak si do ta priste babai. Ai është burrë i mençur, profesor shumë i njohur dhe i djathtë në formim. Nuk e prita të ishte aq mbështetës: …s’po shkon në komitet qendror - më tha – po shkon në Kuvend Popullor dhe ky është një vlerësim shumë i madh i Kryeministrit për ty.  

Ai thotë dua të ndërtoj ura. Në Shkodër do të jetë shumë e vështirë, i them. Shkodra nuk është ‘happy’. 

Nuk është si Korça, tashmë destinacioni i të gjithëve dhe as si Vlora, vera e të gjithëve. Shkodra rri si ndëshkim i politikës dhe si një veriore më duket sikur s’na duan shumë qeveritë. Vazhdon për inerci dora e Enverit, që i trajton gegët si qytetarë të dorës së dytë?! Ju si mendoni?

Unë, Mira, mendoj se nuk i hiqet asnjë presje asaj që the. Por unë jam i lumtur që të jem në Shkodër, sepse aty ke mundësi ta bësh Nikon (Peleshin) dhe premtoj që do të jem lokalist. Shkodrën e shoh si një program të madh dhe jo si një detyrë për të zgjidhur ato gjërat e vogla me të cilat mbyten ndonjëherë deputetët e zonës. Gjej një punë, hiq njërin nga puna e merr tjetrin. Nuk them, edhe hallet e përditshme janë pjesë e së gjithës, por nëse ti jep zgjidhje të mëdha në terma afatgjatë dhe i bën njerëzit të mos kenë nevojë të të marrin në telefon për çdo gjë, atëherë ke bërë vërtet diçka.

Ai merr një letër dhe vizaton idenë e tij për Shkodrën, fiks si një menaxher. Bunën, liqenin, Velipojën, alpet, biçikletat, përmbytjet, idetë e tij për Shkodrën turistike dhe si zonë ekonomike. E xhiroj që ta shihni vetë, (shikoni videon).

Shkodra ka qenë e tillë para 200 vjetësh. Duket sikur po flisni për atë kohë?

Po, s’dua të keqkuptohet se s’po them ta kthejmë 200 vjet pas, por suksesin e asaj kohe në terma modernë e aktualë.

Ai nuk është shkodran i mirëfilltë. Stërgjyshi i tij ka mërguar nga Ulqini në atë kohë ka qenë port i nën- Shkodrës. E pyes për familjen. Më tregon për stërgjysh Mehmetin, veprimtarin e Lidhjes së Prizrenit dhe më pas komandat i forcave të luftës kundër osmanëve në Ulqin. « Kanë qenë edhe shumë të pasur, me anije etj, etj », -tregon ai.

Benet Beci është optimist, flet si i gazuar për projektin e tij në politikë.

Edhe kur më rrëfen “off the record” ndonjë sinqeritet, duket se energjitë e mira e mbrojnë si Buna në këtë rast, po për mirë (në video Beci e përshkruan Bunën si një mur, por në sensin që pengon lëvizjen dhe ardhjen e turistëve nga Ulqini e Mali i Zi). Më konfidon se nuk e do kamerën dhe se nuk është ende i mësuar me daljet.

“Jam ende i qetë, por do e tregoj edhe anën time kokëfortë me këdo që do ta teprojë”, më thotë.

Tani pjesën më të madhe të kohës e kalon në Shkodër. Ende nuk është njohur mirë me partinë, por duket se ka dëshirë t’i njohë të gjithë ata dhe të takohet me njerëzit. T’u tregojë për planet e tij për Shkodrën. Por në Shkodër ka dhe telashe e halle.

Po krimi? Po bandat? A mendoni se do të jetë kaq e ëndërrt ringritja e Shkodrës?

- Krimi përfiton nga varfëria. Unë besoj se krimi ka komfort në Shkodër, sepse ka varfëri. Jam i bindur se ku ka begati krimit i zvogëlohet qafa. Nëse ti u jep mundësi njerëzve, bizneseve, turizmit, gjërat ndryshojnë. Zhvillimi dhe krimi nuk ecin bashkë kurrë. Ndaj them, Shkodra ka nevojë për shpejtësi të madhe. Dua ta bëj shpejt dhe mirë.

Shpejt e keni fjalën në 4 vjet?

Patjetër që po!

Biseda jonë u mbyll këtu. Me kuriozitetin për të parë sesi një menaxher do të menaxhojë e t’ia dalë në politikën e madhe. Disa thonë se do të jetë ministër (nëse PS-ja merr mandat të tretë). Ai nuk e mohoi dhe nuk e di nëse ma tha që ta shkruaja apo “off the record”. Sa për fotot dhe rakinë, këtë të fundit më tha që e pi dhe e mban mirë. Fotot dhe stilin klasik të deputetëve në fushatë ai thotë se nuk do ta bëjë. “Nuk dal dot jashtë vetes. Në Shkodër kam dhjetëra investime dhe do të mbështetem vetëm aty dhe nuk do të tentoj të bëj role. Unë dua të bëj ura”, - tha ai dhe mori telefonin të kthente një përgjigje. Pas pak sekondash u larguam të dy. Këtë herë u përshëndetëm pa e dhënë dorën. Do të ishte pak si e tepërt dy herë!

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nora: 18/03/2021 05:14

    Po pra, ky eshte i vecante. Sepse keni perfituar prej tij? Apo paguheni per imazhin e tij? Dmth ky eshte manaxheri i ndershem, i suksesshem. Me Berishen per te cilin Rama thote se kuterbon korrupsion. Apo me Ramen, per te cilin Berisha thote se kuterbon korrupsion. Ne cdo ekuacion mes Rames dhe Berishes, nese genjejne ose kane te drejte, pozita e ketij "manaxherit" eshte ajo e krimit te kollares.

    Përgjigju
  • Eri: 18/03/2021 04:06

    Kameleon ne sherbim te cdo partie qe eshte ne pushtet. Kur ishte me Berishen ,kete Rama e shante, e akuzonte per abuzime me fondet,,tani na u be djale i mire ky ?!!.

    Përgjigju
  • Shkodra: 17/03/2021 22:24

    Menaxhimi eshte shkence, dhe zoteria per mua eshte shkencetar menaxhimi. Menaxhimi nuk pranon kalim majtas-djathtas, eshte pune,pergjegjesi dhe aftesi profesionale. Mos ngaterroni Benet Becin me sharlatanet e politikes berisha,metaj,kriemadhi,basha, se i ulni vlerat si njeri e profesionist qe ja ka falur zoti,te tille njerez i duhen Shqiperise,jo metaj kokkatrori e kriemadhi silikoni.

    Përgjigju
  • redi: 17/03/2021 21:03

    Puna e Benet Becit matet me veprat e shumta te menaxhuara nga ai.Pac suksese dhe ne politike

    Përgjigju
    • Pergjigje Redi Kokloqes: 05/03/2023 00:53

      Ik or kokra e legenit me gjithe kete hajdutin qe mban ne xhep teseren e çdo partie dhe e perdor per ate parti qe vjen ne pushtet.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës