Karim Benzema nuk është pritur "mbi dafina" në Arabinë Saudite. Pas më shumë se shtatë muajve me Al Ittihad, sulmuesi francez ka vijuar sërish me polemikat ndaj klubit, duke u larguar nga stërvitja.
Në trajnimin e së hënës, Benzema nuk e ka mbyllur stërvitjen, kjo pasi iu kërkua nga trajneri Marcello Gallardo që të stërvitej individualisht. Kaq ka mjaftuar që "Topi i Artë" të lërë gjithçka në mes dhe të largohet.
Sipas Marca, Benzema bëri disa stërvitje individuale me arabët, kjo për shkak se disa javë më parë u largua për tre ditë dhe u vonua në kthim për shkak të një stuhie që kishte përfshirë ishullin ku po pushonte.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Fakt është se shumë futbollistë kanë mbetur të pakënaqur në Arabinë Saudite, me Chelsea, Arsenal dhe klube të tjera në Evropë që janë duke monitoruar situatën e ish-bomberit të Real Madrid, për një rikthim të mundshëm në Kontinentin e Vjetër.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)