/ATSH-TANJUG/ - Festivali "?Mirëdita", kushtuar kulturës së Kosovës, do të zhvillohet për herë të dytë në Beograd nga data 4-8 qershor.
Festivali do të hapet me filmin e Isa Qoses "Tri dritare dhe një varje", që u nderua me çmime në Festivalin e Filmit në Sarajevë dhe në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Selanik.
"Publiku beogradas do të njihet me muzikantë, aktorë, regjisorë, aktivistë sociale dhe analistë kosovarë", thanë organizatorët.
Programi përfshin edhe promovimin e librit "Miliarderi" të Veton Surroit, botuar nga "Samizdat B92", koncertin e këngëtares dhe aktires, Edona Reshitaj dhe debatet mbi çështje sociale dhe politike për vendosjen e një dialogu të hapur dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës