800 mijë dollarë është investimi i qeverisë shqiptare për rikonstruksionin e plotë të godinës së maternitetit të Gjirokastres.
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, përuroi sot fillimin e punimeve në maternitetin e Gjirokastrës, qe do të shtrihet në një hark kohor prej dhjetë muajsh.
"Unë në fakt, po vazhdoj një punë të nisur nga ish-ministri Vangjel Tavo", u shpreh Beqaj për të pranishmit në takim, duke shtuar se, investimi ishte miratuar për t'u zbatuar që në janar 2013, por që në qershor 2013 u anullua në mënyrë absurde nga ministri i atëhershëm, që për më tepër është edhe gjinekolog.
Ndërkaq, ndërhyrja e fundit restaurures në këtë maternitet është kryer në vitin 1985. Numri i fëmijëve të ardhur në jetë vitet e fundit është ulur ndjeshëm, edhe pse ky maternitet është në shërbim të të gjithë qarkut. Si pasojë e mungesës së kushteve normale, familjet e reja gjirokastrite kanë parapëlqyer t'i lindin fëmijët në shtetin fqinj të Greqisë, apo edhe në kryeqytetin e vendit, Tiranë.
Sakaq, Beqaj tha se "qeveria shqiptare është e angazhuar me një investim tjetër shtesë prej 300 mijë dollarësh për pajisjen e maternitetit me të gjitha pajisjet, mobilimin dhe sigurimin e aparaturave bashkëkohore, menjëherë pas përfundimit të punimeve".
Sipas ministrit të Shëndetësisë, materniteti, i cili është planifikuar të funksionojë me 55 shtretër, do të mundësojë që 1 qershorin e ardhshëm, bebet do të lindin në këtë qytet, /
/Shqiptarja.com