Beqaj: Proteza ortopedike falas dhe
në Shkodër, investim 100 mln lekë

Beqaj: Proteza ortopedike falas dhe<br />në Shkodër, investim 100 mln lekë
Pas Tiranës, Vlorës, Fierit, Durrësit dhe Elbasanit, protezat ortopedike ofrohen tashmë falas, për të gjithë pacientët që kanë nevojë, edhe në spitalin Rajonal të Shkodrës.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u shpreh se një shërbim i tillë jo vetëm u vjen në ndihmë në rradhë të parë pacientëve por edhe mjekëve ortopedë.
 
“Fakti që në spital ka filluar të ketë një furnizim me këto materiale mjekësore të nevojshme, qoftë për traumat, por edhe probleme të tjera ortopedike, e zgjeron gamën e shërbimeve që ofrohen në spital. Sigurisht që, besoj se në radhë të parë, është shërbim për qytetarët, qoftë që marrin shërbimin në Shkodër, qoftë edhe që nuk u duhet më të futin dorën në xhep sepse këto kanë kushtuar, dhe jo pak. E dyta, edhe vetë mjekët e ushtrojnë në mënyrë të plotë profesionin e tyre. Besoj se e rëndësishme është edhe normalizimi i marrëdhënieve mjek-pacient”, u shpreh Beqaj.
  
Ministri i Shëndetësisë Beqaj gjatë vizitës së tij në spitalin Rajonal të Shkodrës ishte i shoqëruar edhe nga deputeti i Partisë Socialiste Namik Kopliku ku u takuan me mjekët ortopedë të këtij spitali si dhe u njohën me ecurinë e procesit.
 
Në fjalën e tij Dr. Besnik Mustafaj, ortoped në spitalin Rajonal të Shkodrës u shpreh se këto lloj protezash uln shumë koston tek pacientët.
 
“Më parë pacientët i kishin me koston e tyre këto lloj protezash, tashmë është bërë një hap i rëndësishëm sepse ka ardhur një sasi e konsiderueshme protezash për të mbuluar nevojat e pacientëve”, u shpreh Dr. Mustafaj.

[gallery]20813[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike