Drejtuesi politik i PS në qarkun Shkodër, Ilir Beqaj tha se planet e qeverisë për Shkodrën janë shumë ambicioze që në fund do të sjellin një turizëm gjatë gjithë vitit që do të jetë për detin, malin dhe trashëgimin kulturore.
Nga Shkodra, gjatë prezantimit të kandidatëve nga kryeministri Rama, Beqaj tha se i është hapur rruga zgjidhjes së çështjes së pronësisë së tokës për t'i dhënë mundësinë njerëzve për të ndërtuar të ardhmen e tyre. Zgjidhja e çështjes së pronësisë së tokës bashkuar me uljen e taksave do të ndihmojë fermerët në zhvillimin edhe më të madh të bujqësisë dhe blektorisë në Shkodër.
"Në këto zgjedhje ne jemi një skuadër e plotë. Besoj se drejtimet kryesore që duhet të zhvillohet Shkodra janë të tilla që kjo skuadër i plotëson. Ajo që duam të nxisim është turizmi i gjatë gjithë vitit, i detit, malit dhe trashëgimisë kulturore. Ato që kemi lexuar nëpër libra për vendet si Tamara, Vermoshi, Thethi etj, sot janë të prekshme. I kemi hapur rrugën e zgjidhjes së çështjes së pronësisë së tokës për t'i dhënë mundësinë njerëzve për të ndërtuar të ardhmen e tyre duke u mbështetur edhe me vendosjen e taksës zero për biznesin, rritjen e pagës, nafta pa akcizë etj. Malësia ka marrë një drejtim të vetin në drejtim të bujqësisë, por unë nuk jam ende i kënaqur me zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë këtu në Shkodër. Mbështetja e Fermerëve do të sjellë zhvillim më të madh të bujqësisë dhe blegtorisë. Shkodra është një qytet universitar dhe aty duhet të bëjmë më shumë. Unë e shoh universitetin pak të shkëputu nga jeta ekonomike dhe sociale e qytetit dhe plani ynë dhe reforma në arsimin e lartë do sjellë një bashkim të mirë të tyre", tha Beqaj.
Lajmi kryesor:
Rama nga Shkodra kritika Ademit: Na bllokoi për çdo gjë, u hasëm me një mur qorr dhe shurdh që pengoi investimet! La në mjerim e pisllëk stadiumin
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11425
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha tha se Rama fshiu fotot, Alex Soros tjetër postim me kryeministrin shqiptar! Të qeshur dhe krah për krah
17 Shkurt, 15:47
-
Karnavalet e Shkodrës, një javë e mbushur me aktivitete! Festa kulmon në fundjave me paradën e madhe të maskave
17 Shkurt, 15:08
-
17-vjetori i pavarësisë së Kosovës e gjen Thaçin në Hagë, Rama e Grenell në një zë: Europianët e institucionet e Prishtinës dështuan t'i japin fund padrejtësisë së madhe
17 Shkurt, 14:54
-
Tentoi të largohej me makinën që sapo kishte vjedhur, arrestohet 40-vjeçari në Shkodër
17 Shkurt, 14:26
-
Protestat para SPAK/ Basha ironizon Berishën dhe Ramën: Hiqjani merakun njëri-tjetrit, kurseni energji, bëjini bashkë
17 Shkurt, 13:38
-
‘Do ta shkrij SPAK-un’ Rama poston videon e Bufit të kënetës me zërin e Berishës: Noc Rrokun do bëjë
17 Shkurt, 13:11
-
Rrugorja e Shkodrës bën bilancin e 2 javëve të para të shkurtit: 8 të arrestuar, 365 drejtues janë ndëshkuar për parakalime të gabuara
17 Shkurt, 13:03
-
Abuzimi me fondet e SASPAK/ SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim Ilir Beqajn me tre akuza
17 Shkurt, 12:59
-
'Do të shkrij SPAK?' Rama mesazh Berishës: Noc Rrokun! Apel shqiptarëve: Mos i jepni votën! 2 ministrat e mi të dënuar, pasqyrë e vullnetit të hekurt politik për të mos penguar drejtësinë
17 Shkurt, 11:20
-
Në qarkun Shkodër fillojnë reshjet e borës! Qarkullimi në zona malore kryhet me goma dimërore
17 Shkurt, 09:30
-
Sot Kosova 17 vjet shtet, urojnë krerët e shtetit shqiptar! Begaj: Faleminderit aleatëve tanë që janë krah teje! Rama: Gëzuar pavarësinë!
17 Shkurt, 08:06
-
Kryeministri Rama ndan fotot nga pjesëmarrja në Konferencën e Sigurisë në Mynih, takon edhe Richard Grenell e Albin Kurtin (FOTOT)
16 Shkurt, 18:45