Beqja kallëzim nr.2 kundër 
Shullazit dorëzon pamje filmike

Teksa ka përfunduar dëshminë e dhënë para Gjykatës së Krimeve të Rënda, kundër Emiljano Shullazit dhe tre shokëve të tij, biznesmeni Ylvi Beqja,ka depozituar një kallëzim të dytë kundër Shullazit dhe Gilmando Danit, por këtë herë në prokurorinë e Tiranës.

Mësohet se Beqja në 4 korrik 2017 i është drejtuar kryeprokurorit të Tiranës Petrit Fusha me një kallëzim penal për fyerje dhe ofendime, kundër të pandehurve Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani, pasi sicc pretendoi dhe para Gjykatës së Krimeve të Rënda, Beqja është ofenduar dhe fyer rëndë nga këta dy të pandehur, teksa ai ishte në sallën e gjyqit për të dëshmuar.

Në kallëzimin penal, biznesmeni Ylvi Beqja ka parashtruar se fyerjet dhe ofendimet e rënda kundër tij dhe nënës së tij që ka vdekur prej 14 vitesh,janë bërë në një moment kur trupi gjykues është tërhequr për të marrë një vendim të ndërmjetëm.

Pikërisht në këtë moment thuhet në kallëzim, dy të pandehurit kanë lëshuar fjalë fyese dhe ofendime të rënda në drejtim të biznesmenit.

Video dhe audio
Si prova materiale të depozituara së bashku me kallëzimin penal, Ylvi Beqja ka depozituar një video dhe një audio të administruar nga ana e tij, në Gjykatën e Krimeve të Rënda,pasi e gjithë seanca gjyqësore është rregjistruar nga kamerat e kësaj gjykate.Nga ana tjetër i pandehuri Emiljano Shullazi, në përballjen e dytë gjyqësore që pati me dëshmitarin e prokurorisë Ylvi Beqja, i bëri me dije biznesmenit se të gjitha ato që i ka thënë në sallën e gjyqit, mund tja japë edhe me deklaratë noteriale dhe se kishte problem fare.

Dëshmitar i prokurorisë
Beqja është dëshmitari kryesor dhe i vetëm i prokurorisë së Krimeve të Rënda. Për dy séance me radhë Beqja ka dëshmuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, duke treguar sipas tij peripecitë që kishte hequr për rregjistrimin e ish-hotel Vollga në Durrës dhe bashkëpunimin dhe më pas ndarjen me Emiljano Shullazin dhe Gilmando Danin.

Sipas biznesmenit Beqja, Shullazi ka ndryshuar qëndrim dhe është bërë i dhunshëm, pas rregjistrimit të pronës. Më tej Beqja ka thënë para gjykatës se i ka dhënë Shullazit dhe anëtarëve të grupit të tij, disa herë shuma të konsiderueshme eurosh,shuma këto që sipas biznesmenit janë dhënë prej tij, për shkak të kanosjes dhe kërcënimeve me jetë.

Gjithashtu Beqja i tregoi gjykatës se herë pas here është gjendur përballë pistoletës së Shullazit, pasi ky i fundit ka kërkuar ndryshimin e kushteve të kontratës noteriale, pra nga 20 për qind që kishin rënë dakort fillimisht në 30 për qind që e detyronte Shullazi.

Por në fakt të gjitha këto akuza janë mohuar në gjykatë nga të pandehurit Gilmando Dani dhe Emiljano Shullazit, të cilët kanë pohuar se Beqja ka shkuar vetë tek ata dhe i ka kërkuar ndihmë se ishte kërcënuar me jetë nga një grup tjetër kriminal. Sipas Shullazit, Beqja ka bashkëpunuar ngushtë me ta për rregjistrimin e ish-hotel Vollgës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave