Beqja:U kanosa në gjyq, hapni
kamerat, Shullazi: Je tallava

Për gati dy orë me radhë, bashkë i pandehuri Ylvi Beqja në procesin kundër Emiljano Shullazit dhe katër bashkëpunëtorëve të tjerë, ka rikonfirmuar edhe një herë tjetër, kërcënimet, kanosjet me jetë dhe marrjes së sasive të eurove.

Dëshmitari Beqja ka thënë se Emiljano Shullazi, nuk i është përmbajtur marrëveshjes me të, pasi ka marrë 30 për qind të pronës së ish-hotel Vollga edhe mbi 500 mijë euro, duke mos mbyllur ende kushtet kontraktuale, që ishin dhe mbyllja e gjyqit në Gjykatën e Lartë.

Nga ana tjetër Emiljano Shullazi ka thënë se një pjesë e asaj prone i përket atij, dhe ai s'mund të heqë dorë, megjithëse sipas Shullazit, Beqja vijon ta vlerësojë këtë pronë 7 milion euro.'

“Kë pronë vlerëson ti 7 milion euro se nuk e ke përcaktuar, i thuaj gjykatës. Pronës tim ke vlerësuar  7 milion euro, se aty tek Vollga është dhe emri im i rregjistruar”-ka treguar Shullazi.

Pavarësisht kësaj Beqja ka vijuar dëshminë duke pohuar:

Jam detyruar ti jap pronën sapo kemi shkuar tek noterja Aida Spahiu, pasi aty Shullazi ka mësuar për shitjen e një pjesë të ish-Vollgës,tek çifti Kodra.Unë kam qënë korrekt me këtë person, por që në këtë moment ky person ka filluar me mua të bëjë të fortin, lojra të ndryshme duke më kërkuar më shumë se çdohej, megjithëse nuk kishte plotësuar kushtet e përcaktuara në kontratë.

Pas kërcënimit që më bëri me pistoletë dhe me fjalë të ndryshme, një ditë më pas kam shkuar tek noterja Aida Spahiu, duke i kërkuar që t'i jepte Shullazit 30 për qind të pronës, dhe jo 20 për qind siç kishim rënë dakord.Noterja më ka pohuar që nuk mund ta bënte këtë, pasi kontrata është me kusht, zgjedhjen e problemit deri në gjykatën e Lartë, dhe për pasojë nuk ishin plotësuar të gjitha kushtet. Unë i kam thënë që më intereson më tepër jeta ime dhe e familjes time, ndaj rregulloi letrat dhe bëje si të duash, prishe kushtin, bëjë edhe sikur të mos jetë mbyllur gjyqi në Gjykatën e Lartë”-ka pohuar në gjykatë biznesmeni Ylvi Beqja.

Nga ana tjetër avokatët pretenduan se çështja mes Shullazit dhe Beqja ska lidhje me çështjen penale, por bën fjalë për një marëdhënie kontraktuale, që mund të zgjidhet civilisht dhe jo në këtë mënyrë. Këtë parashtrim e bëri avokati Denion Bogdani, i cili mbron interesat e të pandehurit Gilmando Dani, i cili nënvizoi se dëshmitarin Beqja e ka pasur komshi dhe se i vinte keq se në çfarë gjëndje kishte katandisur.


Më kërcënuan në gjyq dua pamjet filmike
Në fillim të seancës gjyqësore, dëshmitari i prokurorisë Ylvi Beqja, i kërkoi gjykatës që të zëvendësonte avokatin. Beqja kërkoi që avokati Rolanda Samarxhi, të ishte përkrah tij në sallën e gjyqit, por kjo kërkesë u rrëzua nga gjykata, pas pretendimeve të avokatëve mbrojtës se Samarxhi, ishte thirur prej tyre si dëshmitar në këtë process gjyqësor.

Më pas mësohet se Beqja ka vijuar me një kërkesë të dytë, duke i kërkuar trupit Gjykues të Krimeve të Rënda, ti vinin në dispozicion materialet audio dhe video të seancës gjyqësore të seancës së kaluar, ku Beqja dha pjesën e parë të dëshmisë.

Kjo pasi sipas Beqjat, Shullazi dhe të pandehurit e tjerë, e kanë kërcënuar fyer dhe ofenduar rëndë në publik. Dhje kjo gjë sipas tij,është bërë në kohën kur trupi gjykues ishte tërhequr për vendim. Sipas Beqja, ndaj Shullazit dhe të pandehurve të tjerë, do paraqesë kallëzim penale në prokurori.

Ndërkohë në lidhje me këtë fakt, i pandehuri Shullazi i ka pohuar Ylvi Beqja se ato fjalë ishte i gatshëm tia thoshte sërisht në gjykatë, por për shkak se në precencë ishin disa zonja gjyqtare, të gjitha ato fjalë fyese dhe kërcënuese.

Shullazi tha se mund tia jepte me një deklaratë noteriale.Më tej dëshmitari Beqja, akuzoi dhe disa prej avokatëve mbrojtës në seancë gjyqësore, duke i kujtuar se po manipulojnë dëshmitarë dhe disa tregtarë, që të nënshkruajnë deklarata noteriale.Sipas Beqjat këto teknika që përdorin avokatët janë të njëjta me teknikat e sigurimit të shtetit.

Neshat Fana dhe Muho dëshmitarët e radhës
Pritet që në seancën e ardhshme të datës 11 korrik në orën 11:00 prokurokuria të pyesë dëshmitarët avokatin Neshat Fana, noteret Drita Pepi dhe Aida Spahiu,kryeregjistruesin e hipotekave Ilirjan Muho dhe Merita Qaton.

Ndërkohë i pandehuri Shullazi kërkoi që të thirej dhe shtetasi Jurdis Çyrbja, i cili ka qënë kryeregjistrues në hipotekën e Durrësit, sot është deputet i PS në qarkun e Durrësit.

Gjithashtu në fund të seancës avokati Vladimit Meçi, kërkoi nga gjykata që të thiren si dëshmitarë shtetasit Ervis Martinaj,Sonila Qato, Irena Beqja, Besnik Musai, Nezir Çanga, Marsela Musai, Roland Samarxhi.

Të gjithë këta emra sipas Meçes, kanë dalë nga dëshmia e dhënë para gjykatës e Ylvi Beqjat.

Debati Pyetje-Përgjigje

Meçe:Zoti dëshmitar më çfarë biznesesh jeni marrë para se të hapej kjo çështje?.
Beqja:Sipas ligjit nuk ka të drejtë ti përgjigjem kësaj pyetje.
Meçe:Me çfarë tagrash keni kryer shitjen e ish-hotel Vollgës?
Beqja:Kam pasur prokurë nga shtetasi Arab i kompanisë “Saudi Bradhers”, dhe mbi këtë prokurë kam vepruar.
Meçe: Kujt i keni shitur këtë pasuri?
Beqja:Jua kam thënë seancën e mëparshme i nderuar avokat. Nuk më kujtohet.

Ndërhyn Shullazi:O zoti gjyqtar,tani thotë nuk më kujtohet…nuk më kujtohet…ose të japë përgjigje ose bëjeni vetë këtë gjyq. Tani mos e bëni si prokuroria që e hapi krahun dhe e dëgjuam tha çfarë tha…, tani o zoti gjyqtar të na përgjigjet dhe neve, ta dëgjojmë.

Meçe:Keni rënë dakord me shtetasin Emiljano Shullazi për dhurimin e një pjesë të pronës, para shitjes së Fejzi Kodrës?
Beqja:Nuk më kujtohet
Meçe:A ka pasur ndonjëherë Romeo Tarja prokurë nga shtetasi Arab i kompanisë “Saudi Bradhers”?
Beqja:Ka pasur por ai nuk e ka përdorur, Prokura për të është anolluar.
Shullazi:Lekët që i shite pronën Fejzi Kodrës, ku i çove?
Beqja:Në bankë.
Shullazi:Ke thënë që këto lek mi ke dhënë mua kesh dhe me çeqe bankare,sa lek me ke dhënë se sikur stë korrespodojnë shifrat?
Beqja:Unë të kam dhënë pas kërcënimeve që më ke bërë, disa nga këto lek por edhe nga llogari të tjera që kam, por nuk jua tregoj se juve më vini gjobë sërisht.
Meçe:Cfarë lidhje ke me shtetasit Agron Muça?
Beqja:Nuk i përgjigjem është jashtë objektit të gjykimit.
Meçe:Na i thuaj çfarë marrëdhënie ke pasur me këtë person?
Beqja:Marëdhënie kontraktuale, huamarje. I kam marrë para më ka dhënë para.
Meçe:Po me shtetasin Petrit Isufin, çfarë marrëdhënie keni pasur?
Beqja:Marrëdhënie kontraktuale. I kam marrë dhe i kam dhënë para.
Meçe:Jeni shlyer me të përfundimisht?
Beqja:Nuk më kujtohet
Meçe:Po shtetasin Sinan Topi e njihni, i keni marë para këtij personi?
Beqja:Po e njoh. Nuk i kam marrë asnjë para këtij personi. I kam bërë kallëzim penal këtij shtetasi në prokurori. Si kam marrë asnjë lek, dhe se për këtë kam dëshmitarë dhe kushërinj të tij që e deklarojnë.
Meçe:Po Paulin Ndreun e njihni?
Beqja:Nuk më kujtohet
Meçe:Po me shtetasin Hamit Varfri çfarë marrëdhënie keni pasur?
Beqja: Marrëdhënie kontraktuale.
Meçe:Po me shtetasin Emiljano Shullazi si e keni bërë kontratën me përqindje apo në vlerë leku?
Beqja:Nuk më kujtohet saktë, me përqindje dhe përkthyer edhe në vlerë leku. Duhet ti shoh e tju them.
Meçe:Cila është adresa juaj e E-mailit?
Beqja:Nuk më kujtohet. I kam mbyllur të gjitha dhe numrat e telefonit, pasi jam kërcënuar nga këta.
Meçe:Sa herë keni dëshmuar në prokuro mund të na e thoni?
Beqja:Nuk më kujtohet sa herë. Unë kam shkuar vetë në prokurori dhe kam treguar për kërcënimet.
Meçe:A keni folur media, a keni mbajtur qëndrim publik për këtë çështje në media?
Beqja:Avokat nuk më kujtohet. Këtë pyetje e kam dhënë qëndrimin tim në pjesën e parë të dëshmisë.
Meçe:A keni bërë aksident me makinë ndonjëherë dhe keni kërkuar ndihmën e Gilmando Danit dhe Emiljano Shullazit pasi keni ngelur në rrugë?
Beqja:Jo nuk kam mbetur ndonjëherë në rrugë, pasi kam udhëtuar me makina të reja. Në plazhin e Semanit kam shtypur një pulë, kam ndaluar dhe jam kam paguar atij fshatarit.

Iralitetit në sallë mes gjykatës dhe avokatit Denion Bogdani.
Bogdani:Më vjen keq që zotërinë e kam pas komshi. Banesat tona kanë qënë vetëm 5 metra larg dhe se nuk kam për të bërë asnjë pyetje, pasi më vjen keq se ku është katandisur.

I pandehuri Qyqja:Sa herë jemi takuar, si jemi njohur bashkë dhe për çfarë jemi takuar?
Beqja:Jemi takuar vetëm një herë bashkë tek “Lala”. Të kam marrë unë në telefon. Ju kam thënë që çoini fjalë Emiljanos që të tërhiqeni nga prona, pasi më ka bllokuar prokuroria llogaritë bankare. Ju kam kërkuar që tju jepja 700 mijë euro dhe të tërhiqeshit, pasi më ishin krijuar probleme.
Qyqja:Si të kam kërcënuar unë kur jemi takuar vetëm një herë?
Beqja: Më keni kërcënuar, më keni ardhur tek shtëpia dhe më ke thënë ne hedhim poshtë më të mirin. Atë pronë do e gëzojë Emiljano.
Qyqja:A e keni dëguar familjen jashtë shtetit?
Beqja:Nuk të përgjigjem, stë intereson familja ime ty…
Shullazi:Tani ose përgjigju, ose ne skemi ardhur të pimë kafe këtu. Zoti gjyqtar ose ta bëjmë këtë gjyq ose çfarë...çfarë pendimi ka bërë ky, se e ka mbushur media i penduari… i penduari…
Shullazi:Ky ja ka pirë lëngun gjykatës,ky prezantohej lart e poshtë se mua më kishte vllain e vogël,nënës së tij i ka bërë këngë, ky është tallava fare…
Beqja:Mos u merr me nënën time. Nëna ime është zonja e nderuar ka lindur dhe rritur 7 fëmijë. Shih nënën dhe motrën tuaj.
Gilmando Dani:Pse pas dy vjet nga kërcënimet që unë të kam bërë, u kujtove të bëjë kallëzimin tani.Cfarë të shtyu?
Beqja:Tani se ju atëherë të vrisnit.Ju kërkonin vetëm para.Mernit në telefon dhe më ke thënë jam Dani.Të kam thënë çfarë halli ke…më ke thënë ka më nga ato gjethet. Të kam thënë çfarë gjethesh, ti me the nga ato jeshilet. Unë të jam drejtuar se skam më, pasi më keni falimentuar më shkatëruat. Pastaj ka dalë Shullazi në telefon duke më thënë …skemi nevojë më për ty, nuk na duhesh….
 
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

/xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen