BERAT - Punësimi i të rinjve do të jetë prioriteti kryesor i bashkisë së re të Beratit. Premtimi të rinjve u është bërë nga kandidati i Partisë Demokratike për këtë njësi vendore, Kasëm Mahmutaj gjatë një takimi që zhvilloi me ta.

Mahmutaj kishte premtime konkrete për të rinjtë e qytetit të Beratit.
 
Për ju do kem prioritet zhvillimin arsimor do të kem prioritet mbështetjen tuaj financiare duke ndërtuar një portofol në Këshillin bashkiak në Bashkinë e Beratit që të vijë në ndihmesë për ata studentë të ekselencës studentë të shkëlqyer që do të kenë nevojë për mbështetje financiare në portofolin bashkiak do të ndërtojmë dhe do të mbështesim të gjithë ata të rinjtë që nuk kanë mundësi financiare që i kanë prindërit me përkrahje sociale ne do ti mbështesim financiarisht për të vazhduar arsimin e mesëm dhe të lartë.”-tha Mahmutaj.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)