Berat/ Shisnin doza kanabisi të organizuar në grup, në pranga 4 persona

Berat/ Shisnin doza kanabisi të organizuar në grup, në pranga 4 persona

4 persona përkatësisht babai dhe 2 djemtë e tij, si edhe një 38- vjeçar, janë vënë në pranga pasi të organizuar si grup, shitnin doza cannabisi në qytetin e Beratit.

Hetimet e kryera prej 1 muaji, me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanw finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Lidhjet”, ku policia ka sekuestruar një sasi cannabisi, e ndarë në doza, me qëllim shitjen, si dhe disa fishekë arme gjahu dhe 4 celularë.

"Në kuadër të operacionit, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit H. A. (A.), 56 vjeç, A. A., 29 vjeç dhe E. A., 20 vjeç, përkatësisht babai dhe 2 djemtë e tij, si dhe shtetasi E. G., 38 vjeç, lidhje shoqërore e tyre, të gjithë banues në Berat. Nga hetimet ka rezultuar se këta 4 shtetas, të organizuar si grup, shitnin doza cannabisi, në zona të ndryshme të qytetit të Beratit", njoftoi policia.

Materialet procedruale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Gazetari amerikan Evan Gershkovich dënohet në Rusi me 16 vjet burg

Gazetari amerikan Evan Gershkovich dënohet në Rusi me 16 vjet burg