BERAT-Në bazë të një hetimi të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, mesditën e kësaj të enjteje është zbuluar një laborator me rreth 1.2 ton kanabis, në fshatin Lapajn të qarkut të Beratit. Ky fshat ndodhet mes Skraparit dhe Beratit. Laboratori shërbente për tharjen dhe paketimin e lëndës narkotike.
 
Burime për Report Tv bëjnë me dije se në këtë hetim është shmangur policia lokale për shkak të rrezikut për dekonspirim të operacionit.

Po këto burime konfirmojnë se hetimet për këtë laborator nga Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë zgjatur 4 muaj.
 
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar gjithashtu 6 urdhër arreste për poseduesit e kësaj lënde narkotike, ku po dhe punohet për kapjen e tyre.
 
Hetimet dhe operacioni janë duke u zhvilluar në terren dhe dyshohet se ky grup është përkrahur nga një zyrtar i lartë për të krijuar laboratorin e kanabisit në ish-depon e grumbullimit në Lapajn, zyrtar i cili aktualisht është në hetim.

[gallery]21565[/gallery]

magazina e droges ne berat
(Magazina me kanabis)

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com