Berati mbyll numërimin për votat e kandidatëve pa surpriza! Klosi më i votuar nga PS, Naço i 4-ti! Në PD triumfon Alizoti

Berati mbyll numërimin për votat e kandidatëve pa surpriza! Klosi më i votuar nga PS, Naço i 4-ti! Në PD triumfon Alizoti

Mbyllet numërimit për votat e kandidatëve në qarkun e Beratit, ku PS mori 5 mandate dhe PD 2 të tilla. Në listën e PS  kandidati më i votuar është Blendi Klosi, i renditur në vijën e rrezikut në listë duke marrë 12339 vota preferencial i ndjekur nga Bardhyl Kollçaku me 6370 vota. I treti më i votuar i socialistëve është e para në listë Hatixhe Konomi me 5622, e ndjekur nga Nasip Naço me 4667 vota dhe Fadil Nasufi me 4375 vota. Të 5 emrat më të votuar janë të renditur në pjesën fituese duke bërë që vota preferenciale të mos sjellë surpriza për këtë qark.

Nga ana tjetër, PD ka marrë 2 mandate, që do i jepen Tomorr Alizoti me 5054 vota dhe Kasëm Mahmutaj me 4267 vota preferenciale. Ata janë të renditur dy të parët e listës ku dhe do të marrin dy mandate e fituara nga demokratët në qarkun e Beratit.

LSI në qarkun e Beratit pësoi disfatën më të madhe ku nuk mundi të sigurojë asnjë mandat, ndërsa në 2017 ajo kishte marrë 2 deputetë.

 


Lajmi kryesor:

Dy qarqe pa numëruar votat e kandidatëve/ Thyejnë herësin Boçi, Xhafaj dhe Rakipi! Ilir Beqaj nuk futet në Kuvend, edhe Spahia i PD nuk ia del


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës