Berisha 'zbulon' servis në web: Ja
makinat luksoze të Ermal Hoxhës

Berisha 'zbulon' servis në web: Ja<br />makinat luksoze të Ermal Hoxhës
TIRANE - Deklarata e avokatit Afas Hadëraj se klienti i tij Ermal Hoxha, nipi i ish-dikatorit Enver Hoxha ishte i papunë, në shtëpi me qera dhe se nuk kishte makinë, ka vënë në “lëvizje” ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ai ka zgjedhur të publikojë fotot e disa makinave luksoze për të cilat pretendon se janë të Ermal Hoxhës, një nga 9 të arrestuarit nën akuzë për trafikun e kokainës nga Kolumbia e që përmes përpunimin në laboratorin e zbuluar në Xibrakë të Elbasanit trafikohej në Evropën Perëndimore.

“Parku i makinave të baronit të drogës”. Kështu i quan deputeti demokrat fotot që ka publikuar në Facebook. Por Shqiptarja.com zbulon se keto foto janë marrë nga faqja online e servis "Duro" ne Tirane qe reklamon sherbimet e tij per makinat luksoze. 

servis duro
(Foto nga faqja në Facebook të servisit Duro)

A1Report ka qenë pranë këtij servisi ku aktualisht nuk rezulton asnjë nga makina luksoze të publikuara nga ish-kryeministri. Pronari i servis “Duro” në rrugën “Teodor Keko” në një intervistë për A1Report deklaron se mjetet i ka vendosur për reklamë dhe ato i përkasin klientëve të ndryshëm nga Shqipëria, Maqedonia e Kosova. Duke mohuar që ndonjëra prej makinave të jetë e Ermal Hoxhës pronari i servisit thekson se nuk e njeh atë.

“E vërteta është se neve kemi 6 vjet që jemi kthyer në Shqipëri, bëjmë makina luksoze. Ermalin unë nuk e njoh, nuk e kam parë ndonjëherë, mund ta njoh dhe si fytyrë, por si emër jo. Këtu vijnë shumë si puna e Ermalit. Ato që janë në Facebook janë punë që kemi bërë për klientët dhe unë nuk i njoh ata. Mund t'i njoh si person, si fytyrë apo si emër, kaq.”- shprehet pronari i servisit “Duro”

servis duro
(Foto nga faqja në Facebook të servisit Duro)

E vetmja makine qe ka targa nje Corvette, rezulton e regjistruar ne emer te nje qytetari nga Golemi.

Një nga makinat, Ferrari i kuq qe eshte brenda servisit eshte perdorur nga bashkeshortja e Ermal Hoxhes, kengetarja Rezarta Shkurta, per te regjistruar nje videoklip. Edhe prinderit e Ermal Hoxhes deklaruan disa dite me pare se Ferrari nuk ishte ne pronesi te familjes.

Nga regjistrimi ne sistemin e targave kombetare rezulton qe Ermal Hoxha ka dy makina te zakonshme.


servis duro
(Foto nga faqja në Facebook të servisit Duro)

Statusi i plotë në Facebook i ish-kryeministrit Berisha
“Parku i makinave te baronit te droges Ermal Hoxha ka rreth 20 vetura luksi me çmim nga 60 - 170 mije euro copa!
Te dashur miq, avokati Asad, pas seances gjyqsore te Ermal Hoxhes, organizatorit kryesor te grupit te kokaines, bandes se "Partise Hakmarrja per Drejtesi", menaxherit te uzines me te madhe ne Ballkan jo te nitratit por te kokaines, iu deklaroi shqiptareve se klienti i tij ishte nje i papune, i pastrehe dhe per pak sa nuk i shkau goja te thoshte se ai kishte vetem 3 mije euro kursime (fiks sa miku per kok i prinderve te tij, Edvin Kristaq Rama).

Per te faktuar pretendimet publike te avokatit Asad, policia e partise po ben gjthçka per te ndihmuar ne zhdukjen e provave. Keshtu, Policia e Partise po fsheh parkun e baronit te varfer te droges Ermal Hoxha ne Durres prej 20 autoveturave luksoze me çmim nga 60 - 170 mije euro secila. Ne fotot poshte keni disa prej tyre qe deshmojne se sa i varfer eshte ne te vertete klienti i avokatit Asad!

Partia Siçiliste eshte ne kembe per te nxjerre Ermalin viktime politike te Berishes, siç e quajti Zonja e Zeze ne deklaraten e saj!!”,
shkruan Berisha në Facebook.

Fotot e publikuara nga Berisha qe jane te njejta me ato qe servisi ka publikuar ne faqen e tij ne web
servisi fotot
(Në foto: Faqja e Facebok e servisit ku kanë qënë postuar fotot që Sali Berisha publikoi sot në FB)

makina ermal hoxha berisha
makina ermal hoxha berisha
makina ermal hoxha berisha
makina ermal hoxha berisha
makina ermal hoxha berisha
makina ermal hoxha berisha
makina ermal hoxha berisha
makina ermal hoxha berisha


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë