Berisha akuzoi Metën se shkeli Kushtetutën me dekretin nga Stambolli, Braimllari në ‘5 pyetjet’: T’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

TIRANË- Fakti që presidenti aktual e firmosi nga Stambolli dekretin për lirimin nga detyra të ish-shefit i shtabit të Përgjithshëm së Ushtrisë, Barjam Begajt ka sjellë shumë polemika mes Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Berisha akuzon Metën se ka shkelur Kushtetutën, por nuk kanë munguar replikat nga Presidenti dhe eksponentët kryesorë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari i ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv e ftoi Berishën t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse vërtetë mendon se procesi ishte antikushtetues.

Braimllari u shpreh se kreu i ri i shtetit propozohet nga kryeministri dhe se Meta është i detyruar të respektojë kushtetutën. Sakaq, sipas tij nëse Meta s’do e lironte nda detyra Begajn do krijohej kaos e situata do agravohej.

"Do të ishim në një dilemë të madhe në këtë situatë nëse s’do kishte Gjykatë Kushtetuese janë institucione që mund të marrin një vendimi, në kohën kur dy vitet e para të presidencës mund të kishim një dilemë të madhe, tani ka një gjykatë kushtetuese. Në këto 5 vite Meta ka qenë në përputhje me kushtetutën. Kur dikush kur propozohet nga kryeministri nuk e ka në dorë presidenti po kryeministri, Presidenti është i detyruar të respektojë kushtetutën. U prodhua një personazh që e ka në dorë Rama, çdo vendimmarrje e presidentit do çonte në agravim të situatës, nëse s’do e lironte nga detyra do thonte ky e bllokoi, do të krijohej kaos", tha Braimllari. 

Braimllari ka komentuar edh procesin e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit, ku tha se opozita u përdor nga Edi Rama si fasadë. Ai tha se LSI nuk i kishte votat për të propozuar kandidatë, ndaj nuk u përfshi me opozitën pasi nuk donte që të bëhej pjesë e një procesi farsë.

“Nisi një proces për të shkuar të zgjedhja e thjeshtë e Edi Ramës, nuk kërkonte një proces që opozita të ishte në dialog, e luajti në këtë mënyrë, përdori opozitën fasadë të mbetur nga Basha duke futur gjoja në një komunikim normal. Nuk kishin merak se kush do ishin kriteret e drejtuesit të shteti, po të ishte mbledhja live. Kur ti shkon në një mbledhje të tillë të marrësh pjesë ti ke një listë emra. Nuk u bëmë pjesë e këtij procesi, LSI nuk i kishte votat, nëse do i kishim do e propozonim po nuk mund të bëheshim pjesë e një procesi farsë.

Komisioni i Rithemelimit bojkotoi seancën për zgjedhjen e Begajt President, me argumentin që është nëj proces anti-kushtetues pasi sipas Berishës kreu i shtetit nuk mund të firmosë dekrete jashtë territorit shqiptar. Një përgjigje për të gjithë ketë debat ka dhënë Ilir Meta, i cili sqaron se dekreti për lirimin nga detyra të Begajt është hartuar dhe protokolluar në Shqipëri, më pas i është dërguar atij në Stamboll me postë elektronike për të firmosur. Meta tha se procedura ishte transparente dhe se vendodhja fizike e tij nuk kishte rëndësi, pasi Kushtetuta është respektuar. Begaj u zgjodh President në raundin e katërt të votimit, ku mori 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve