Berisha e la në listë të hapur, Tabaku për Report Tv: Isha më e votuara në Primare, do mbledh vota! Garë me Metën? Secili ka elektoratin e tij

TIRANË- Edhe pse ishte një ndër më të votuarat në procesin e primareve të Partisë Demokratike, deputetja Jorida Tabaku mbeti në listën e hapur në garën për zgjedhjet e 11 majit. E ftuar në Report Tv, Tabaku thotë se pavarësisht kësaj ka nisur fushatën derë më derë, ndërsa thotë se një prej arsyeve që mbase u la në listë të hapur ishte edhe se doli më e votuara dhe se kështu mund të mbledhë vota.

“Për të vazhduar për t’i përfaqësuar dhe për të bërë shumë beteja të tjera në Kuvend. Kam folur për denoncimet e korrupsionit, aferat korruptive që sot po hetohen, kam bërë beteja në të mirë të shtresës së mesme. Ndoshta kjo mund të jetë arsyeja pse dola në listë të hapur, se dola më e votuar dhe mund të votohem. Sot jam e fokusuar me energjitë e mia në fushatë elektorale. Unë shkoj derë më derë, nuk i bëj takimet në sallë të mëdha, i bëj takimet derë më derë”, tha Tabaku në Report Tv.

Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Tabaku thotë se përsa kohë do jetë në politikë, do kandidojë vetëm në qarkun e Tiranës.

“Kjo është një betejë e shkuar, diskutim i shkuar. Për mua s’ka diskutim, për sa kohë të jem në politikë do jem deputete e Tiranës. Kam aktivitetin tim politik këtu, nuk e konsideroj veten se mund të shkoj diku tjetër për arsye të përfaqësimit të partisë. Kam diskutuar për çështje kombëtare, por përfaqësimin tim politik e kam zgjedhur në këtë qytet. Kam qen denoncuesja më e zjarrtë e kësaj qeverie. 10 orë në komisionin për inceneratorët përballë kryeministrit”, tha Tabaku.

Tabaku shprehet se vota për partitë e tjera opozitare që sjanë pjesë e koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” është votë për të favorizuar ata që janë në pushtet.

“Di të them që sot PD, opozita e bashkuar me numrin 1 në fletën e votimit është oferta opozitare ku pjesa më e madhe e forcave aleate janë bashkuar sistemi aktual bën të mundur që kushdo që e nxjerr votën jashtë opozitës së bashkuar, favorizon atë që është në pushtet”, vijoi Tabaku.

Garën në listë të hapur me Ilir Metën apo kandidatët e aleatëve, nuk e sheh si një garë brenda llojit.

“Nuk e shoh garë brenda llojit. Meta ka elektoratin e tij, Idrizi ka elektoratin e tij, unë dhe përfaqësues të PD kemi jo vetëm e demokratët, por edhe shtresat e ndryshe. Ky sistem që po provohet për herë të parë do e shohim se si ka rezultate në fund”, thekson Tabaku.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari: 26/03/2025 18:12

    Do mbledhesh vota ti po per ke do i mbledhesh eshte pyetja. Mos mendon se po i mbledh per vete o Jori. Nga 12 deputete ne liste te sigurt 11 do nxjerri PD ne Tirane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Nuk është Carlo Ancelotti, Brazili gjen trajnerin e ri

Nuk është Carlo Ancelotti, Brazili gjen trajnerin e ri