TIRANË- Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi do të mbeten në arrest shtëpiak. Kërkesa e radhës e tyre për liri në Gjykatën e Posaçme është rrëzuar nga gjyqtarja Irena Gjoka.
Në kërkesën e drejtuar gjykatës avokatët e Berishës dhe Malltezit ata argumentonin se në këtë fazë që ndodhet hetimi janë zbutur nevojat për mbajtjen e tyre në masën “arrest shtëpie” dhe për këtë arsye kërkonin vendosjen e një mase me të lehtë.
Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi ndodhen prej muajsh në masën arrest shtëpie. Berisha akuzohet për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim, neni 260 dhe 25 i Kodit Penal lidhur me privatizimin e ish kompleksit Partizani, ndërsa Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim, Neni 260 dhe Pastrim i Produkteve për të njëjtën dosje.
Disa herë gjykata u ka thënë jo kërkesave te tyre për ndryshim mase, por avokatët e dy të akuzuarve nuk heqin dorë nga këto kërkesa duke iu drejtuar thuajse çdo javë gjykatës për të mundësuar lirinë për dy klientët e tyre. Ndërkohe që prokuroria e Posaçme ka kundërshtuar në të gjitha rastet ndryshimin e masave duke kërkuar vazhdimin e tyre ne arrest shtëpi.
Po per fazen e denimit,jane zbutur nevojat per t'i lene te lire?! Kush garanton se keta te dy nuk do te veprojne si Ahmetaj e Llalla e te na lene pendet?!
PërgjigjuO Zot çfar tragjedie hajduti bastard Sali Bajga do mas letësimi sëbashku me dhëndrin e tij super hajdut Jamarbër. I mjeri popull Shqiptar me kto lloi monstrash. Në një koh që kta të dy duhej prej kohësh tē ishin në burg për gjith maskaralliqet vjedhjet e vrasjet që kan bër kjo familje vërr.
PërgjigjuBabel tangulli Ku je A jeton ne kete dynja A ke syze per me pa A ke veshe per me ndigju Se sa vjedhje Jane tuj u ba Ne burg asht kriju mini parlamenti Me hajdutat e lali edit edhe Erit Mos u shite me pare per me fol Si socialist I qelbur qe dukesh Me mendime e ide komuniste Oooookkkkkkk