Kreu i PD, Sali Berisha zhvilloi foltoren e radhës në degën nr.2 në Tiranë. Pasi përfundoi fjalën e tij, Berisha u përball me kritika nga demokratët.

Një prej tyre i tha Berishës se PD nuk përfaqësohet nga figura të cilët kanë marrë vota, si Ilir Alimehmeti, i cili edhe pse ishte ndër më të votuarit, nuk u fut në Parlament. 

“Politika së pari është përfaqësimi i interesave të grupeve të ndryshme shoqërore dhe kjo bëhet duke kandiduar njerëzit që i përfaqësuar këto interesa. Shoh  me kënaqësi, në panel është zonja Tabaku, që u bë deputete falë votave personale në listën e hapur. Në PD ka edhe shumë njerëz të tjerë të aftë, që për mendimin tim, nuk janë vlerësuar mjaftueshëm. Keni zotin Alimehmeti, kni zotin Bardh Spahia, që vjen nga një familje e nderuar. E vetmja mënyrë që të rrimë të bashkuar, është duke vlerësuar këto figura që kanë arritur të fitojnë falë forcave të tyre.”, theksoi ai.

Ndërkaq, një tjetër demokrat i vuri në dukje Berishës se me fjalimet që ai mban, kryeministri Edi Rama tallet. Demokrati i kërkoi Berishës të bëjnë greva.

“Për grevat që do bëjmë në datën 24 dhe të ardhmen, duhet një qëndresë. T’i vëmë kokën muhabetit, sa do rrimë, të ndërrohemi. Jo të ikim, të mbajmë fjalim dhe të ikim. Ai ashtu tallen me. Deputetët të shpërndahen, çfarë duhet këtu. Këtu kemi të nevojshëm vetëm Sali Berishën. E vumë një Lul Basha atje, liderin ta vëmë vetë, jo ta caktojmë me gisht. “, u shpreh ai.