Berisha i pandehur përdor 'gurët e fundit', nxjerr në sulm dhe Doris Pack: Lojë e keqe dhe false! Kam 8 muaj që mendohem

Berisha i pandehur përdor 'gurët e fundit', nxjerr në sulm dhe Doris Pack: Lojë e keqe dhe false! Kam 8 muaj që mendohem

Doris Pack dhe Sali Berisha

Sa herë që Berisha ndihet i dobët politikisht përdor çdo gurë. Edhe Këtë herë ai ka nxjerr në sulm të drejtësisë Doris Pack, një ish eurodeputete e cila aktualisht nuk ka më asnjë lloj posti, por njihet si mbështetësja e hershme e Berishës duke u përdorur nga ai në sulmet që i kanë interesuar.

Në portalin e zëdhënësit të Berishës, Alfred Lela është publikur një prononcim i Doris Pack e cila sulmon drejtësinë duke thënë se po bën një lojë të keqe ndaj Sali Berishës. Pack sulmon dhe ndërkombëtarët të cilët nuk kanë reaguar pse Berisha vijon të mbahet në arrest shtëpie.

Këta 8 muaj "arrest shtëpie" të Sali Berishës janë një masë totalisht e paligjshme. Gjithë kohës pyesja veten pse kjo nuk u kritikua nga zyrtarët dhe diplomatët e BE-së në Shqipëri dhe ata në Komisionin e BE-së. 

Së dyti, ngritja e akuzave të tilla ndaj Sali Berishës më shumë se 10 vjet pas largimit të tij nga qeveria dhe pikërisht para zgjedhjeve parlamentare që priten pas disa muajsh, tregon shumë. Është një lojë e keqe dhe false", deklaroi Pack. 

"Shpresoj që të paktën disa nga gjyqtarët ta trajtojnë “çështjen” si duhet. Më vjen shumë keq që sistemi i drejtësisë në Shqipëri nuk është ende i pavarur. Për shembull: pse kryebashkiaku i Tiranës nuk është ende para gjykatës? Qeveria duhet të trajtojë nevojat reale të qytetarëve në shëndetësi, arsim, punë etj. dhe të heqë dorë nga keqpërdorimi i padenjë i pushtetit në të gjitha fushat", u shpreh Pack

Më 11 shtator 2024 SPAK mori të pandehur ish kryeministrin Sali Berisha pasi e akuzon për korrupsion pasiv së bashku me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi në lidhje me aferën e privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani 

Me një dosje prej 500 faqesh dy prokurorët e SPAK akuzojnë ish-kryeministrin se  ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv Partizani, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla. Malltezi akuzohet se ka kryer privatizimin e terreneve dhe objekteve sportive, me qëllimin e vetëm për t’u shtënë në dorë, ndryshuar destinacioni nga sportive në të banimit dhe përdorur për përfitime materiale. Sipas SPAK fitimi i Malltezit llogaritet në 5.4 mln euro.

Berisha ndodhet në 'arrest shtëpie' prej 30 dhjetorit 2023.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PS abstenon e s'e çon mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Tempulli 4'/ 4 prej të arrestuarve u kapën në qershor, po transportonin 19 kg kanabis në Tiranë! Dyshime për ‘shtëpi bari’ në jug të vendit

'Tempulli 4'/ 4 prej të arrestuarve u kapën në qershor, po transportonin 19 kg kanabis në Tiranë! Dyshime për ‘shtëpi bari’ në jug të vendit