Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur mbi strategjinë e partisë për të ndërtuar një platformë antidiktatoriale dhe për të përballuar regjimin aktual, të cilin e cilësoi si represiv dhe të njohur ndërkombëtarisht për manipulimin e zgjedhjeve.
Berisha ftoi anëtarët e partisë që të zhvendosen 'në orbitën e re' dhe të përqendrohen në veprime të guximshme dhe të koordinuara.
Ai theksoi gjithashtu se partia nuk do të bojkotojë Parlamentin, duke shtuar se asgjë nuk mund të zëvendësojë protestën qytetare.
'Ju ftoj përsëri që secili prej nesh të zhvendoset në orbitë të re. Tani kemi qartësi që të ndërtojmë platformë antidiktatoriale, pasi karakteri represiv i regjimit, shëndërrimi i zgjedhjeve në farsë është tashmë e konfirmuar ndërkombëtarisht.
Diktaturat autokratike mund të zgjasin shumë vite. Me votë ato nuk ikin. Platforma jonë bazohet tek ata njerëz që guxojnë. Tani është koha e përqendrimit total e provës me këtë regjim. Degët duhet të rezistojnë. A i kemi thënë ne armikut armik? Jo në masën e duhur. Ne nuk bojkotojmë Parlamentin. Asgjë se zvendëson protestën’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Mbledhja e parë pas disfatës, Berisha para Këshillit: 11 maji farsë, nuk ikim nga sheshi deri në rrëzimin e Ramës, Salianji u vetëpërjashtua! Shtyn analizën e PD












