Berisha justifikohet pasi kandidoi për deputet kushëririn e Elvis Roshit: S'është argument se ka lidhje gjaku, s’ka mëkat! Rama po keqpërdor ‘Lul Bravën’

Berisha justifikohet pasi kandidoi për deputet kushëririn e Elvis Roshit: S'është argument se ka lidhje gjaku, s’ka mëkat! Rama po keqpërdor ‘Lul Bravën’

Sali Berisha gjatë konferencës së sotme

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi sot (21 mars) përsëri komunikimet Rama-Basha me video-postime në rrjetin social.

Teksa u pyet nga gazetarët në konferencë, ai ripërsëriti shprehjen “iu shtoftë dashuria” dhe kujtoi epitetin për ish-kryetarin, duke e quajtur “Lul Brava”, që tani po bën “idilizma me Unikkatilin”.

Berisha thekson se Rama po e përdor Bashën për qëllimet e tij dhe për të mbuluar ngjarjet e fundit politike, si ato në Bashkinë e Tiranës.

“Gjithë këtë skenar përpiqet ta mbulojë me thirrje publike me Lul Bashën, me Lul Bravën, me këngët e Unikkatilit. Po bëhet populli që të harrojë këto me video. Ose merr në telefon redaksitë që të merren me Bashën, të mos harrojnë atë videon që ka postuar. Gjakëftohtësia ekstreme e një mafiozi, e padrinos, e një kryetari të organizatës kriminale, siç është Edi Rama. E thashë, aqtyre iu shtoftë dashuria. Por ai është maniak, e keni parë merr studiot, mediat dhe u thotë mos ma harroni atë komunikimin me Bashën”, shprehet Berisha.

Dhe teksa një tjetër gazetar e ripyet për këtë çështje, kreu i selisë blu shton:

“Po e përdor, po e keqpërdor Bashën. I zhveshur nga situata dhe  pa program, tërheq vëmendjen nga situatsa. Le ta keqpërdorë. Po mund të mashtrohet një komb i tërë me gjëra të tilla?”, nënvizon ai.

Një koment Berisha e pati edhe për çështjen e kushëririt të ish-kryebashkiakut socialist të Kavajës, Elvis Roshit, si kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 majit, në listat e PD-së. Ai u justifikua se kushëriri nuk është mëkatar për ato që ka bërë ish-zyrtari vendor. Madje i harroi edhe emrin kandidatit të tij.

“Kushëriri nuk është mëkatar për kushëririn. Si quhet ky kandidati? Elton... Me Elvisin se ka lidhje gjaku është gjë tjetër, por nuk ka lidhje, kjo nuk është kriter për kandidatët. Edhe Edi Rama ka dy kushërinj, njëri se na akuzon ne për rrëmbim pronash dhe tjetrin e bën prefekt për të rrëmbyer prona”, tha Berisha.

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 21/03/2025 20:37

    Ku je o spak qe e le kete kriminel te kakarisi si gjeli ne pleh .Mire ta ben saliu kur te quan spak eshte organizzate kriminale dhe dumanin e quan dum -dumani .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

'Deti fle, po  Vlora dhe ‘armiqtë' jo!' Rama takon sot kandidatët dhe strukturat e PS-së, Shqiptarja.com zbardh axhendën

'Deti fle, po Vlora dhe ‘armiqtë' jo!' Rama takon sot kandidatët dhe strukturat e PS-së, Shqiptarja.com zbardh axhendën