TIRANË- Zërat kritikë ndaj kreut të PD, Sali Berisha duket se po shtohet pas lëvizjes së nisur nga Ervin Salianji. Kryedemokrati u ul sot në tryezë me aleatët për të marrë propozimet e tyre për reformën zgjedhore dhe atë territoriale, me premtimin se asnjë propozim nuk do ta paraqesin në komision pa ujdinë e përbashkët mes tyre.
“Unë dua t’u garantoj për vullnetin e plotë të PD, të përcaktojmë së bashku atë sistem që ne si forca politike opozitare e konsiderojmë më të dobishmin. Pra, pa asnjë lloj pretendimi që ne do të qëndrojmë në përzgjedhjen tonë pa mirëkuptimin dhe ujdinë me ju. Le të bëjmë ne këtu një përzgjedhje të përbashkët.
Ne kemi përfaqësuesit tanë në komisionin e reformës elektorale, të cilët do jenë avoketërit e propozimeve tona, të ujdisura, të rëna dakord që ne mendojmë se është sistemi më i përshtatshëm për zgjedhjet në Shqipëri. Duke mos harruar kurrë një gjë, se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka”, tha Berisha.
Por menjëherë pas këtij zotimi, aleatë nuk ia kursyen kritikat në sy Berishës, duke i thënë se opozita është tkurrur ndjeshëm. Kreu i Partisëdemokristiane, Nard Ndoka ishte më i ashpri kur i tha Berishës se nuk duhet t’i gënjejnë anëtarët se përgjegjës për humbjen janë aleatët. Ndoka tha se aleatët janë kthyer në tabelë qitje, por theksoi se në fakt janë vetëm një vlerë për PD.
“Na bëni neve tabelë qitje, aleatët janë vota për ju, dhe marrim shumë më pak se na takon në bazë të peshës elektorale. Që në vitin 2008 kur ka ndryshuar kodi ne nuk testohemi se futemi në koalicion, numërohen vota q mbesin të shkruara në letër dhe jo ato mijëra në Tiranë që i merrni përmes koalicionit. Kjo është hile e qëllimshme, e dëgjoj në takimet e foltores që shigjetohen aleatët sikur jemi e keqja. LSI para disa viteve ka pasur 100 mijë vota, goditjet që erdhën, kishte edhe Ramën përballë dhe Bashën, por edhe partia demokristian, ne kemi pasur 58 mijë vota, që thonë 6 mandate, por duke qenë pjesë e këtyre koalicioneve kemi firuar", tha Ndoka.
Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi akuzoi Berishën se pas humbjes aleatëve nuk u hapi as telefonin.
“Na lejoni ta shtrimë pak më shumë takimin sepse dihet nga problematikat që ne kemi, na bie rrallë rasti se para zgjedhjeve ju na ftoni dhe më pas nuk na pyesni ose e mbyllni telefonin dhe s’doni t’ia dini për ne. Është e çuditshme. Kam një bashkëpunim për 20 vjet dhe se kam gjetur një respekt të tillë. E them me keqardhje”, tha ai.
Takimi nuk iu bashkuan 3 aleatët kryesorë. Fatmir Mediu ndodhet jashtë Shqipërie dhe ka dërguar në takim këshilltarin bashkiak, ndërsa Tedi Blushi ka dërguar deputeten Burnilda Hoxha. Mungoi edhe Agron Duka ndërsa të pranishëm ishim edhe deputetët anëtarë të dy komisioneve të posaçme për reformën territoriale dhe zgjedhore.
Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi ishte kritik në takimin që po mban Sali Berisha me aleatët. Ai e nisi duke i kujtuar PD-së se sa herë ka zgjedhje interesohet për partitë e vogla, ndërkohë që më pas, as nuk e hap fare telefonin. Me ironi ai thotë se në 20 vite bashkëpunim nuk kam parë ‘respekt të tillë’.
“Na lejoni ta shtrimë pak më shumë takimin sepse dihet nga problematikat që ne kemi, na bie rrallë rasti se para zgjedhjeve ju na ftoni dhe më pas nuk na pyesni ose e mbyllni telefonin dhe s’doni t’ia dini për ne. Është e çuditshme. Kam një bashkëpunim për 20 vjet dhe se kam gjetur një respekt të tillë. E them me keqardhje. Pa një bashkëpunim që personalisht e kam ngritur në çdo takim opozitar, bashkëpunimi në nivel lokal me kryetarët tanë të opozitës asnjëherë nuk është realizuar. Ju mendoni dhe flisni për Ramën, ai ka kapur sistemin dhe fati jonë jo i mirë prodhon këto mandate. Tani te sistemi është shumë problem kjo. Unë personalisht, e mora mandatin dhe kam qenë i vetmi deputet me kohë të pjesshme dhe e kam kundërshtuar. Mos thoni ju se nuk bashkëpunoni. Nuk është e mirë të na e vini ne, se edhe ata ishin kandidatë ku të zgjedhur vendosën nga lista e PD. Pra kam qenë i vetmi që kam kundërshtuar dhe nuk kam votuazr thuajse asnjë ligj dhe kam qenë opozitari i vetëm. “, tha ai.
Më pas ai iu drejtoi pyetjen se për çfarë sistemi flasin. Ngre mes të tjerash edhe faktin që partitë e mëdha marrin financime ndërsa partitë e vogla kanë gjithashtu një të drejtë të tillë. Kritik ishte edhe te vota e diasporës, teksa tha se i kishte paralajmëruar se nuk ishte përgatitur infrastruktura e duhur, por s’u dëgjua.
“Financime merrni, komisionerët i keni të gjitha i keni, po ne të shkretët çdo të bëjmë. Duhet tu ofrojmë votuesve një alternativë që të mos preke buxheti i shtetit. A është e drejtë, unë marr 5-6 mijë vota. I kam votues, si të mos financohem. Është e padrejtë. Jua thashë edhe kur isha anëtar i Komisionit të Reformës, edhe unë jam taksapagues i këtij vendi. Koha televizive, është sëeish sipas partive parlamentare. Ne jemi bërë gangrenë në të gjithë botën, rezultati del pas 7 ditësh. Shtoni grupet e numërimit që të dalë rezultati sa më parë. Ju thashë që nuk është përgatitur infrastruktura për votuesit nga jashtë por nuk më dëgjuat.”, tha ai.
I kujtoi Berishës i ka kërkuar një takim para zgjedhjeve që nuk është realizuar.
“Nuk e di pse ka një sjellje. Mendoj që ta bëni rotacionin se këtyre që iu keni dhënë deputetë 35 vjet, largoni këta dhe na afroni ne. na duket kështu 35 vjet kontribut dhe asgjë. Jo se më shërben mua, por i shërben bashkëpunimit, elektoratit dhe frymës që duam ta çojmë në bazë.”, tha ai.
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka nuk i ka kursyer kritikat ndaj Sali Berishës. Të ulur përballë në tryezën ku po diskutohej reforma zgjedhore, Ndoka i tha Berishës se nuk duhet t’i gënjejnë anëtarët se aleatët janë përgjegjës për humbjen. Ai tha se aleatët janë kthyer në tabelë qitje, por në fakt PD-së i çojnë vota. Pakënaqësi shfaqi edhe për reformën zgjedhore, për të cilën thotë se gjithë ky nxitim i ka lënë shije të hidhur.
"Do ishte e rëndësishme një konsultë para se të merrej nisma për ngritjen e këtyre dy komisioneve. Gjithë ne por edhe ata që na kanë mbështetur në këto zgjedhje, menduan se do ketë një kauzë për votën, e protesta, qëndrime parlamentare. Të gjithë e dimë sa të jetë Rama krye nuk do të ketë zgjedhje, por vërejmë se sa të jetë Rama krye ne ulemi dhe bëjmë prapë reformë me të. Kjo nxitje të lë pak shije të hidhur, për faktin që asnjëherë s’ka nis kuvendi me ngritjen e komisioneve për reformën zgjedhore, reforma është bërë pasi është marrëraporti i ODIHR dhe është konsultuar e studiuar. E shoh të keqen e zgjedhjeve që kemi kaluar ndër vite tek kodi zgjedhor tek ndryshimi 2018-ës. Ka tjetërsuar realitetin e përfaqësimit politik, i ka dhënë goditje të rëndë pluralizmit, unë në atë kohë e kam kundërshtuar me grevë urie me metën dhe disa deputetë të kuvendit të Shqipërisë që kuptuam që po goditet pluralizmi, ju tentuar për interesat tuaj ta ktheni skenën politike në bipolare, në një kohë që Shqipëria kishte pak vite pluralizëm. Rama si ka bërë në mënyrë të njëanshme, ka pasur bashkëpunim për interesa të përbashkëta, qoftë edhe me Bashën, heqja e koalicioneve klasike i dha goditjen përfundimtar e pluralizmit. Kam dyshimet e mia që bash ai mbylli sytë se kishte interesat e tij për të goditur edhe LSI edhe Partinë Demokristiane.
S’kemi fituar zgjedhje, si ka mundësi që se shohim të keqen tek sistemi. PD ne 2009, kemi marrë 70 mandate. Nuk e kemi kaluar pragun e 50%. Zgjedhje pas zgjedhjeve, Rama blen zgjedhje, bën presione, bashkëpunon me grupet kriminale,. Por kjo e thellon zgjedhore,. Fitoren bazë ja jep ky kod. Nuk duhet ta lejojmë Ramën, s’na falet ne të presim raportin e ODIHR, apo të tregojmë si na janë vjedhur zgjedhjet. E bllokojmë, s’e bojkotojmë, i kemi mundësitë ta bëjmë një gjë të tillë, nëse vendos rregulla në mënyrë të njëanshme.
Krijohet një frymë tek militantët, sikur aleatët janë një peshë, një kosto. Na bëni neve tabelë qitje, aleatët janë vota për ju, dhe marrim shumë më pak se na takon në bazë të peshës elektorale. Që në vitin 2008 kur ka ndryshuar kodi ne nuk testohemi se futemi në koalicion, numërohen vota q mbesin të shkruara në letër dhe jo ato mijëra në Tiranë që i merrni përmes koalicionit. Kjo është hile e qëllimshme, e dëgjoj në takimet e foltores që shigjetohen aleatët sikur jemi e keqja. LSI para disa viteve ka pasur 100 mijë vota, goditjet që erdhën, kishte edhe Ramën përballë dhe Bashën, por edhe partia demokristian, ne kemi pasur 58 mijë vota, që thonë 6 mandate, por duke qenë pjesë e këtyre koalicioneve kemi firuar", tha Ndoka.
Jo vetëm në Shqipëri, por sipas Sali Berishës kartelet shqiptare janë bërë aq të fuqishme sa caktojnë rezultatet zgjedhore edhe në Amerikën Latine.
“Kjo fuqi e jashtëzakonshme e drogës në regjimin e Edi Ramës luan një rol përcaktues edhe në rezultatin e zgjedhjeve, në vendimet e gjykatave, në vendimet e ekzekutivit. De facto, droga dhe kartelet janë vendimmarrësit kryesorë të vendit. Kartelet shqiptare janë bërë sot të fuqishme, përcaktojnë rezultate elektorale edhe në Amerikën Latine. Këto kartele nga Shqipëria janë eksportuesi kryesor i kanabisit në Europë, Shqipëria është eksportuesi numër një, por tani këto kanë kapur në dorë kokainën në Amerikën Latine dhe janë përcaktuesit e tregut në Amerikën Latine”, tha Berisha.
Në takimin me aleatët, Berisha akuzoi kryeministrin Rama se zgjedhjet i ftoi për shkak të mbështetjes që ka nga kartelet e drogës. Për tu ‘vërtetuar’ aleatëve se PD nuk ka asnjë ‘faj’ për disfatën e thellë të 11 majit, Berisha solli edhe një shembull ku pretendon se si një kryetar dege i ka rrëfyer se dy ditë para zgjedhjeve i mbërriti në shtëpi një zarf me 1 mijë euro dhe mbishkrimin mos shko të votosh.
“Duke ardhur këtu tek ju, prita kryetarin e një dege të PD. Çfarë më tregoi? Një familje tre vetësh, mbështetës tradicionalë të opozitës, dy ditë pas zgjedhjeve më erdhi kryefamiljari, më tha: unë po të rrëfej një gjë. Natën e zgjedhjeve, trokiti në derë një person. Më la një zarf dhe iku. Në zarf shkruhej ‘mos shko nesër në zgjedhje’ dhe ishin 1 mijë euro. Gjithë natën u rropata të shkoj apo të mos shkoj. Pse të mos shkoj, po nga ana tjetër, edhe kërcënimi ishte brenda sepse lekët m’i dha dhe shkuarja mendoja se çfarë pasojash mund të ketë. Si përfundim nuk shkova. Ky njeri i ndershëm, të themi atë që është. Dhe ky është efekti ndër më minimalët se efektet e tjera janë edhe më mizore. Se kërcënimet e tjera janë më mizore”, tregoi Berisha.
Kreu i PD, Sali Berisha në takimin me aleatët vijoi me akuzat e ripërsëritura se kryeministri Edi Rama i ftoi zgjedhjet e 11 majit për shkak të mbështetjes nga kartelet e drogës. Ai aludoi edhe njëherë se Rama dhe ish-ministri Igli Hasani kanë kërcënuar diplomatin e vëzhguesve të OSBE-ODIHR që të ndryshonin raportin final të 11 majit.
“Zgjedhjet Edi Rama i fitoi nga droga, nga kartelet e drogës dhe krimit, i përdori duke përdorur të gjitha resurset e shtetit njëlloj si në partinë shtet. I fitoi duke frikësuar dhe trembur zgjedhësit. Ju keni dëgjuar se ky raporti i OSBE/ODIHR, i cili në fakt i shpall zgjedhjet si zgjedhje të partisë shtet, dhe ka një vërtetësi të padiskutueshme, për të ndryshuar këtë raport u bënë përpjekjet më të jashtëzakonshme. Edi Rama thirri në zyrë dhe kërcënoi si bandit diplomatin që kryesonte ekipin e vëzhguesve. Igli Hasani thirri në zyrë kreun tjetër të vëzhguesit bashkë me vëzhguesit dhe u tha, ku i keni këto të dhëna, ku i argumentoni këto, ku i bazoni këto që keni shkruar. Po ju njoh me këto se gjer në ç’shkallë këta narkoqeveritarë janë të gatshëm të kërcënojnë edhe faktorin ndërkombëtar. Natyrisht kërcënimet e tyre, me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme që bënë, u shumëzuan me zero. Ai zotëri nderoi institucionin që përfaqësonte, nderoi veten e tij, një zyrtar i ndërgjegjshëm dhe i dobishëm me të gjitha funksionet që ka kryer, raporti doli ky që është, të cilin përsëri propaganda përpiqet ta sfumojë. Përpiqet ta injorojë”, tha Berisha.
Kreu i PD në një takim me aleatët u ndal edhe tek çështja e Belinda Ballukut, duke akuzuar sërish kryeministrin Rama se po ushtron terror ndaj Gjykatës Kushtetuese.
“Është kap në flagrancë, hajdut me Tunelin e Llogarasë, e ka çuar zv.kryeministren në Ankara, kanë bërë pazarin me 50 mln euro si fillim dhe tani mashtron se nuk ka ndodhur në botë të pezullohet ministri. Hajduti pezullohet dhe arrestohet kudo në botë. Qoftë ai ministër, kryeministër, qoftë president. Ky do të na mbushë mendjen ne se cenohet kushtetuta. Ato 50 mln janë ndoshta 1/50 e atyre që ka vjedhur ajo, me Ramën të gjitha. Ajo ka qenë këmisha e Edi Ramës, në kuptimin figurativ. Ajo ua thoshte vetë të tjerëve, që vetëm kjo më kryen punë, i ushtron terror Kushtetueses”, tha Berisha.
Komente












Berishes i iken aleatet ska patur asnje aleat pasi shumica u kthyen socialist me te medhenj sesa socialist te 1996 keshtu kjo Pune e destinoj PD te shkrihet , vrimen e pare ne anijen e Pd e beri Salianji dhe keshtu kjo parti me 2029 do coptohet lindin parti te reja sikur Agron Shehaj , Levizja Salianji, Levizja Tabaku dhe Co pra kemi shume ylber demokratik ne nje qiell me re keshtu shkon kjo Pune !
Përgjigju