Apeli rrëzon Berishën, nuk do marrë pjesë në seancat plenare, mbetet në arrest shtëpie! Avokati sulmon drejtësinë: U shkelmua Kushtetuta

Apeli rrëzon Berishën, nuk do marrë pjesë në seancat plenare, mbetet në arrest shtëpie! Avokati sulmon drejtësinë: U shkelmua Kushtetuta

Sali Berisha

TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës, për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend, në një kohë që ndodhet në arrest shtëpie për aferën e privatizimit të klubit 'Partizani'.

Vendimi u mor sot nga gjyqtarja Iliriana Olldashi,

Sot më 25.03.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 64 akti, datë 12.03.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim/ankues S.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 55, datë 08.02.2024 (disponuar mbi kërkesën kundër vendimit të prokurorëve për “Mospranimin e kërkesës me nr. 1001 prot, datë 15.01.2024 (hyrje në prokurori) të personit nën hetim S.B., paraqitur nëpërmjet mbrojtësit të tij, av. Sokol Mëngjesi" dhe lejimin e z. S.B., deputet i Kuvendit të Shqipërisë, që të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit të Shqipërisë, në përmbushje të detyrimit që buron nga ky funksion, si person i zgjedhur nga sovrani, për të ushtruar të drejtat dhe liritë politike sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë) dhe vendimit nr. 87, datë 03.02.2024 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi:Miratimin e nr. 55, datë 08.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Argumentimi i SPAK është se ushtrimi i mandatit të fituar nga zgjedhjet për në Kuvend konsiderohet si i papajtueshëm siç është e papajtueshme edhe për çdo qytetar tjetër që i nënshtrohet masës 'arrest shtëpie', e drejta për të shkuar në punë dhe se për kohëzgjatjen e arrestit në shtëpi vlejnë rregullat e caktuara për paraburgimin. Ky argumentim siç duket është pranuar edhe nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi e cila rrëzoi vendimin e avokatëve të Berishës.

Avokati i Sali Berishës sulmoi institucionet e drejtësisë, ndërsa tha se është shkelmuar për herë të dytë Kushtetuta.

'Këta kanë një guxim të çartur. Vendimi i paarsyetuar. U vërtetua për herë të dytë shkelja, në fakt shkelmimi i Kushtetutës së republikës së Shqipërisë. Kanë shkelur kushtetutës, sepse Berisha nuk është një punëmarrës... ai trajtohet nga Kushtetuta kur mandati mbaron dhe ndërpritet. Kërkesa për leje për dhënien e lejes është kërkesë e pjesshme. Ne kemi bërë në emër të kërkimeve të gjithanshme për të mos lënë asnjë shteg procedurial.’- tha Gjokutaj.

Sa i takon hetimeve për aferën e privatizimit të klubit Partizani, avokati tha se kërkesa e tyre kryesore është lirimi i Berishës sepse s’ka akuza.

‘Kërkesa jonë kryesore është lirimi i Berishës sepse s’ka akuzë, prova... këta kanë vënë trupat e tyre për ta mbajtur në këmbë.’- tha Gjokutaj.

Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK. 

Ish kryeministri Berisha, nën hetim nga SPAK akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.

M.Q./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë