Berisha në masë nga SPAK, Këlliçi: Tentativë për të goditur opozitën! Proces i pabazuar në fakte dhe prova

Belind Këlliçi anëtar i kryesisë së Rithemelimit thotë se masa ndaj Sali Berishës dhe akuzat për korrupsion për të cilat po e heton SPAK janë një tentativë për të goditur opozitën.

Në një intervistë për emisionin ‘Frontline Intervew’ në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço, Këlliçi tha se procesi është i pabazuar në fakte dhe prova dhe se nuk ka asnjë akuzë.

‘Ka patur shumë tymnajë shumë diskutime edhe gjatë muajve të verës. Dihej që do të kishte një goditje nga radhët e opozitës. Kanë pasur kohë tre vite për të prodhuar një akuzë. U dha mundësia për të diskutuar. Javën e kaluar është depozituar një dosje voluminoze vetëm për inceneratorin e Tiranës.

Është bërë një padi nga Berisha kundër gjyqtares së çështjes për shkak se ka shkelur kushtetutën. Gjithçka ka qenë një operacion blic. Do duhej të bëhej një shou mediatik, duke kaluar në këtë masë. Më një seancë qesharake ku kërkohet verifikimi i masës. Nuk ka shqiptar që mendon se me këtë që ndodhi të marrë pasaportën Në rastin e tillë do të mblidheshin do të merrnin një vendim. I ngjasojnë më shumë shërbimit informativ të diktaturës. Kemi parë një habi të madhe se ka dëshmitarë që kanë dëshmi kontradiktore.

Deri tani ka një proces të pabazuar në fakte dhe prova dhe nuk ka akuzë. Malltezi qëndron në paraburgim në mënyrë të padrejtë dhe faji i tij i vetëm është se është dhëndri i Berishës. Pse nuk ka asnjë masë pse nuk thirret kryeministri. Kjo është tentativë për t’i dhënë goditjen fatale opozitës.’- tha Këlliçi.

Sa i takon thirrjes së mbledhjes së kryesisë së Rithemelimit ditën e nesërme, Këlliçi tha se pjesë e diskutimit do të jetë edhe goditja që sipas tij po i bëhet Sali Berishës.

‘Berisha se ka përfshirë PD në këtë diskutim. Do të kemi një mbledhje të kryesisë së partisë dhe do të diskutohet për goditjen që iu bë Berishës pa akuza. Më këto metoda të Enver Hoxhës mund të çosh para trupës gjykuese çdo individ që nuk të pëlqen. Nuk ka ende një skenar konkret pasi do të bëjmë një diskutim të hapur. Po përgatisim padi të reja në lidhje me vjedhjet që ndodhin te landfilli i Sharrës.’- tha Këlliçi.

Në dosjen “Partizani” Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi akuzohen për “korrupsion” dhe “pastrim parash”, ndërsa Sali Berisha vetëm për “korrupsion pasiv”.

Një ditë më parë GJKKO vendosi të lërë në burg Jamarbër Malltezin, dhëndrin e Sali Berishës, si edhe detyrim paraqitjeje për ndërtuesin Fatmir Bektashi. Ndaj ish-kryeministrit Berisha janë vendosur masat e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për akuzën 'korrupsion pasiv'. Seanca për Berishën pritet që të zhvillohet nesër.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 24/10/2023 23:59

    O z.Kelliqi ! Po ti a je ne terezi apo jo.Po ku eshte opozita ? Nuk ka nevoje pozita te ju godas,sepse ju goditni njeri tjetrin.Me keto mend qe ju keni deri tani,as mos e mendoni ardhjen ne pushtet.Me Saliun nuk ka PD.te vertete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si bëri Policia blerje të infiltruar

Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si bëri Policia blerje të infiltruar