Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të kthehet në Parlament pasi është një aset i vlefshëm për eksperiencën e tij. Ndërsa për Jozefina Topallin, Alibeaj u shpreh se ajo nuk donte vetë.

"Ka aq kontribute historike dhe politike në këtë vend sa është një kapital të cilin do e kishte zili kushdo. Topalli nuk ka dashur të ishte në Parlamentin e Shqipërisë" - tha Alibeaj.


Lajmi kryesor:

Alibeaj në Report Tv: Nuk kemi nevojë për draft! Koalicion PS-LSI? Nuk e besoj! Nuk djegim mandatet, do fitojmë! Berisha duhet në Parlament, Topalli nuk donte vetë