Berisha në SPAK, shkel procesverbalin! Ja çfarë shkruajti në të (DOKUMENTI)

Shqiptarja.com dhe Report Tv sigurojnë procesverbalin e firmosur nga Sali Berisha mbi paraqitjen e tij  në SPAK

Përveç firmojes ish kryeministri ka lënë një shënim.

Në dokument thuhet se procesverbali pasi lexohet gjendet i rregullt dhe nënshkruhet pa vërejtje por Berisha ka  shkelur duke lënë shënimin në fjalë. 
Shkrimi ngjan me një 'zhgarravinë' sa është e vështirë të kuptohet por në përmbledhje ajo që shkruhet është si më poshtë

“Ky është një akt i turpshëm politik me të cilin prokuroria në kundërshtim me kushtetutën kërkon të më ndalohet fjala e lirë, dhe një gjykatës kukull i Partisë vendosi sipas kërkesës së tyre. Unë kam denoncuar dhe do denoncoj bashkëpunimin e Dumanit e kompani me krimin si një organizatë kriminale” ka shkruar Berisha me shkrim dore.

 


Lajmi kryesor:

Afera ‘Partizani’/ Berisha paraqitet në SPAK me një grusht militantësh dhe sulmon Altin Dumanin: Kryekrimineli elektoral, fle mbi dosje


S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hektor: 06/01/2025 20:55

    duhet te hetohet kush nxorri publike nje dokument qe duhet te ishte i protokolluar e rezervuar ne zyren qe u nenshkrua, pavarsisht per ke po diskutojme si i hetuar apo nenshkrues, ne kete rast eshte Berisha qe duhet te denoncoje kete.

    Përgjigju
  • Kali: 06/01/2025 17:43

    Ky eshte shkrimi i ish kryeministrit ish presidentit dhe nje ish mjeku turp ti vije edhe gjyshi jem me 4 klase e kishte shkrimin kaligrafi kurse ky as vet smun e lexoje qa ka shkrujt

    Përgjigju
  • Koli: 06/01/2025 16:42

    Ky nuk ditka te shkruaj! Keta jane drejtuesit tane historik! Hajvane analfabet! I frikshem analfabetizmi i elites!

    Përgjigju
  • Arkel: 06/01/2025 16:05

    E ka firmen nje cike te gjate. Kan dhe nga ato te shkurtrat qe firmosin per inceneratodet dhe per tendera...edhe ato te rrezikshme jane.

    Përgjigju
    • Tunxh o bir: 07/01/2025 01:02

      Nuk e dime si e kishte firmen per klubin partizani ky saliu te gjate apo te shkurter kur firmosi per dhenderin

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës