Ish-kryeministri Sali Berisha nuk u paraqit në SPAK për të dhënë llogari për krimin shtetëror të 21 janarit edhe pse fletëthirrja i ishte dërguar në 3 adresa.
Për ish-deputetin Halit Valteri, duhet që ndaj Berishës të bëhet shoqërim i detyruar. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, ai tha se 21 janari do të duhet që të zbardhet nga SPAK, pasi është cilësuar si një krim shtetëror nga Strasburgu.
‘Nëse do të vazhdojë kështu do të bëhet shoqërimi i detyrueshëm, po nuk është lajm pse nuk u paraqit në SPAK për mua, por që Gjykata e Strasburgut e ka cilësuar 21 janarin si një krim shtetëror. Nuk ka rëndësi se çfarë rrezikon ai, por që tani ato 4 viktima të rëna në Bulevard nga armët e shtetit nga Saliu ose nga shërbëtorët e tij më në fund do të gjejnë qetësi. Më në fund 21 janari do të marr drejtësi’, tha ai.
Valteri tha se vrasjet e 21 janarit duhet që të heton njësoj si edhe ngjarje të tjera të rënda siç është Gërdeci.
‘21 janari duhet që të hetoj njësoj si Gërdeci dhe shumë krime të tjera që janë bërë nga ky xhelat i tranzicionit tonë, siç janë edhe viktimat nga ’97-ta dhe nga një mijë të zeza të tjera që i janë bërë këtij vendi. Por a do të ketë drejtësia forcë dhe kurajo që të godas njerëz të paprekshëm. A do të kemi qetësi për familjarët e viktimave dhe a do t’i zbutet forca këtij njeriu që është kur është në opozitë nuk përballet me drejtësinë.
Do e shohim në vijim a e ka seriozisht drejtësia me 21 janarin, a është i vërtetë ai audiopërgjimi për të hedhur dritë mbi 21 janarin. Unë kam besim tek drejtësia dhe e kam thënë që në fillim që është një investim i SHBA, ata kanë paguar para që kjo drejtësi të funksionojë. Dhe sa kohë ata kanë investuar dhe janë duke e monitoruar këtë sistem besoj se Shqipëria do të ketë drejtësi, ku figura të larta do të përgjigjen përballë drejtësisë’, tha ai.
Për Aulon Kalanë, Berisha duhet që të shkojë në SPAK dhe të japë shpjegimet e tija lidhur me 21 janarin.
‘Ai ka thënë që do zbatojë ligjin dhe nëse thirresh do të duhet që të shkosh. Duhet që të shkosh për të dhënë shpjegimet e tua tek organi i akuzës. Unë them se Berisha do të shkojë në SPAK dhe do të japë sqarimet e veta sepse është i interesuar për zbardhjen e ngjarjes së 21 janarit’, tha ai.
Një koment Kalaja e pati edhe në lidhje me vendimin e Gjykatës së Posaçme e cila vendosi që SPAK duhet të nisë hetimet pas kallzimit që ka bërë Kalaja për krim zgjedhor në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
‘E rëndësishme është të marrim vesh se sa vota kemi, unë kam parë video nga numërimi dhe mendoj se kam marrë më shumë vota. Duhet që të kemi një hetim për grup të strukturuar kriminal për zgejdhjet. SPAK thotë se kutitë do të hapen. Unë kam hyrë në garë për tu bërë deputë, por se kam bërë këtë për të marrë mandatin, por sepse kam respekt për votën sepse u kam dhënë fjalën elektoratit tim për të mbrojtur votën. Gjykata duhet të përcaktojë se sa vota kam marrë unë në këtë rast’, tha ai.
Komente












