Berisha padit për shpifje Blinken, eksperti amerikan: Në SHBA gjykatat s'ndërhyjnë në politikën e jashtme, e paqartë çdo vendoset në Francë

Berisha padit për shpifje Blinken, eksperti amerikan: Në SHBA gjykatat s'ndërhyjnë në politikën e jashtme, e paqartë çdo vendoset në Francë

Një ditë më parë, ish kryeministri Sali Berisha njoftoi se ka vendosur të hapë një proces gjyqësor për “shpifje”, ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, pasi “për arsye që janë tërësisht të panjohura për mua, Sekretari i Departamentit të Shtetit ka publikuar dje, pa asnjë paralajmërim dhe në mënyrën më të papritur, më shpifëse, vlerësime të gënjeshtërta për personalitetin tim”.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha dje Zërit të Amerikës se "nuk janë në dijeni të ndonjë padie gjyqësore", ndërsa nga ana e saj sot, ambasadorja Kim, u tregua gati mospërfillëse ndaj një cështjeje të tillë kur ju përgjigj gazetarëve, se “nuk e kam idenë se për çfarë po flisni”.

Zoti Berisha shpjegoi se ai ka angazhuar një ndër avokatët e njohur francez Battonier Jean Yves Leborgne dhe se padia do të ngrihet para Gjykatës Korreksionale të Parisit, për shpifje publike.

Në sistemin e drejtësisë franceze, Gjykata Korreksionale është thjesht një nga tre dhomat të cilat përbëjnë Gjykatën e Shkallës së parë. Si e tillë mbetet e paqartë se çfarë klauzolash do të mund të shfrytëzoheshin për të hapur një proces, ku asnjëra nga palët, as paditësi dhe as i padituri nuk janë shtetas francezë, dhe kur asnjë element i çështjes nuk lidhet me Francën.

Edhe eksperti amerikan i së drejtës ndërkombëtare Paul Williams, profesor në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin Amerikan në Uashington, i tha Zërit të Amerikës se “Sekretari i Shtetit Tony Blinken gëzon imunitet për veprimet zyrtare. Në Shtetet e Bashkuara, gjykatat nuk ndërhyjnë në politikën e jashtme. Nuk e di se çfarë do të thoshin gjykatat franceze, përveçse që kjo është një mosmarrëveshje midis një jo-shtetasi dhe një shteti të huaj, kështu që ata nuk do të kishin juridiksion” mbi një çështje të tillë, nënvizoi zoti Williams./VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Noc rroku: 22/05/2021 17:02

    Te padisish nje minister te jashtem amerikan ne nje gjykate amerikane do bente sens po te padisesh nje minister amerikan ne nje gjykate franceze eshte njelloj si ta padisesh ate ke gjykatsit plepave si p.sh tom ndreca(ky I shkarkum nga vetingu po le tja beje gjyqin ne shpi bashke me salen) te marr nnje vendim qe mund te fshije prapanicen me te.

    Përgjigju
  • Qytetari: 21/05/2021 23:33

    Na bere rezil para gjithe botes mer katunar vicidoli.. Nje here the kemi rritje ekonomike me te larten ne europe.. Tani i shpall lufte luanit.. Shqipetaret nuk jane si ty mer idiot..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Karrige e grushte kokës, sulm brutal ndaj reperit të njohur shqiptar në Greqi

VIDEO/ Karrige e grushte kokës, sulm brutal ndaj reperit të njohur shqiptar në Greqi