Sali Berisha ka dalë kundër Gazment Bardhit për reformën territoriale. Ndryshe nga sa Bardhi tha një ditë më parë se PD nuk e kishte bojkotuar komisionin, Berisha deklaroj këtë të premte se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me PS-në, për sa kohë ajo vijon të bllokojë drejtësinë për çështjen “Balluku”.
“Bllokimit që i bëjnë drejtësisë dhe mbrojtja që i bëjnë vjedhjeve miliardëshe të Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, bëjnë të pamundur çdo formë bashkëpunimi me mandatet e krimit të kësaj mazhorance”, tha Berisha.
Pasi kreu i PD konfirmoi bojkotin, Kuvendi futi në rendin e ditës në seancën e së martës ndryshimin e përbërjes së Komisionit për Reformën Territoriale, ku opozitës i hiqet barazia e numrave dhe bashkë-kryesimi.
Në konferencën për mediat Berisha komentoi edhe deklaratën e raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian Andreas Schieder, i cili u shpreh se protestat me molotovë nuk janë zgjidhje.
“Shqiptarët prisnin prej tij dhe presin jo vetëm prej tij, por presin nga Brukseli, kërkesën për të mbrojtur standardin Europian, i cili standard edhe 12-13 vite më parë në këtë vend, detyronte ministrat për koincidentë dhe zv/kryeministrin që kërkohej nga prokuroria imuniteti, të dorëzonin imunitetin, para se të votonte parlamentin.Zoti Schider, për fat të keq as edhe përfaqësuesi i BE-së, ambasadori Gonzato, madje Gonzato pak më thellë se zoti Schider, nuk e kërkuan këtë”, tha Berisha.
Kryedemokrati njoftoi edhe protestën kombëtare të radhës, më 10 shkurt.
Komente












Te lumte ty ,me tere ato damka qe ke mare nuk te hyri gjembe ne kembe ,ajo "drejtesija" te ka bere kantidate per kryeminister?!
Përgjigju