4 korrikun e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, demokratët patën interes ta orientojnë në një tjetër festë, atë të ditëlindjes së kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar kreut të Partisë Demokratike, një mesazh urimi.
“Mesazhi im për Edi Ramën është: jep dorëheqjen para orës 7 në mënyrë që Shqipëria dhe shqiptarët të zhvillojnë festën më të bukur për lirinë e tyre”, tha kreu i PD-së.
Për kreun e PD-së Sali Berisha, protesta para Kuvendit të enjten, pati vetëm dhunë të policisë ndaj qytetarëve, edhe pse në imazhe të saj u shfaqën episode të tilla, si goditja me gurë në kokë e një efektivi.
“Ndaj një grupi protestuesish paqësorë, falangat e narkopolicisë u vërsulën me gurë, ndaj vajza dhe djemve të cilët dhunën më maksimale e patën hedhjen e vezëve dhe qeseve me miell drejt deputetëve. U përpoqën të simulojnë plagosje të policëve, në një kohë kur ato ishin të gjitha fake”, tha Berisha.
Për përplasjet në këtë tubim, 19 protestues janë në pranga, por Berisha në emër të PD-së kërkoi: “Lirimin e tyre të menjëhershëm dhe ndëshkimin e të gjithë atyre që ushtruan dhe urdhëruan një dhunë ndaj protestuesve paqësorë”, tha kreu i PD.
Megjithëse kori i protestës thërret edhe kundër tij, kreu i PD-së tha se demokratët janë pjesë masive e protestës. “Mijëra demokratë, vijnë nga rrethet, vijnë çdo natë. Ato thirrje nuk do ta pengojnë kurrë Partinë Demokratike për t'i dhënë mbështetjen më të fuqishme protestës”, theksoi Berisha.
Në bashkëbisedimin në rrjetet sociale me demokratët, Berisha u pyet për mundësinë e dorëzimit të një mocioni mosbesimi ndaj qeverisë. “E kemi depozituar kërkesën për mocion”, tha kryedemokrati.
Në fakt, mocioni që PD ka dorëzuar në parlament, nuk është një mocion mosbesimi ndaj qeverisë, por një mocion me debat me kryeministrin Edi Rama.
Komente











O dobiç i Serbisë o vrases u poshterove perse gjalli zhduku kriminel serb boll fatkeqesi i bere keti populli dhe kesaj toke kriminel vrases
Përgjigju