Berisha paraqet dy kërkesat: PD kërkon subvencionim të plotë të biletave të transportit urban e ndërurban në Shqipëri, përgjysmoni çmimin e naftës

Ish kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për media ka folur rreth rritjes së vazhduar të çmimeve të cilat sipas tij janë të krijuara në mënyrë artificiale nga bordet e Edi Ramës. Berisha paraqiti dy kërkesa për qeverinë vendosjen e menjëhershme të subvenconimin e biletave të transportit urban dhe interurban të Shqipërisë si dhe përgjysminin e naftës.

'Për shkak së pari të çmimeve stratosferike, të krijuara në mënyrën më artificiale nga bordet e Edi Ramës.

Për shkak të përdorimit të të ardhurave buxhetore nga Edi Rama dhe qeveria e tij në funksion të vjedhjes dhe shpërdorimit të tyre masiv, siç është rasti i disbursimit të vazhdueshëm të fondeve publike mbi veprën e krimit, të cilësuar të tillë, djegësit e Fierit dhe Tiranës..

Në këto rrethana emergjente PD kërkon vendosjen e menjëhershme të subvenconimin të plotë të të gjitha biletave të transportit urban dhe interurban të Shqipërisë. '- tha Berisha.

Berisha u shpreh se nëse mendojnë se arka do të boshatiset mjafton që Edi Rama të ç'doganojë mbi 250 mijë ton naftë.

'Ky qëndrim është i bazuar në një praktikë të cilën kanë vendosur një seri vendesh evropiane.

Përgjysmimin e menjëhershëm të taksimit të naftës i cili në Shqipëri në vlerën 1.1 euro është më i botë. Përgjysmimi, ulja e saj nga 1.1 në 0.5 euro do të shoqërohej me një ulje të korespondueshme po kaq të rëndësishme të çmimit të naftës Ata që mendojnë se arka do të boshatiset kjo nuk është e vërtetë, Mjafton që qeveria të ç'doganojë mbi 250 mijë ton naftë. Edi Rama me arrogancë e tij dhe vesin e tij me vjedhjen e fondit nuk do ti marrë parasysh këto kërkesa, por paralajmëroi që qytetarët me revoltën e tyre do të vendosin për këto kërkesa dhe programeve të tjera të PD.'- tha Berisha. 

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pis milet: 09/08/2022 00:06

    Akoma ky rrush I that qendron ne deg, hidheni ne koshin e mbeturinave bashk me ilir metajn e munuka kokmudhen

    Përgjigju
  • Ana: 08/08/2022 15:46

    Kot lodhesh je nongrata nuk ti merr kush parasysh propozimet tuaja,plak i neveritshëm.

    Përgjigju
  • Anisa: 08/08/2022 13:55

    O zot ti e Iliri jeni duke cudit shqiptaret,jeni dy hajdutat ,dy kriminelit me te mëdhenj te shqiperise,qe e shkatërruat vendin,dhe sot doni me i dhene mend qeverise,a ishit ju 30 vjet qe punuat kunder vendit e shkatërruat vjedhjet vrate futet ne burg ke deshet,ju jeni kliyshet e Enverit.Vetem urrejtje kan shqiptaret per ju.

    Përgjigju
  • Luan: 08/08/2022 13:54

    Vec ti qe nuk mendon per popullin or ujk plak po hajd me

    Përgjigju
  • Populli: 08/08/2022 13:54

    Po te kishim pas ty ne krye or non grata do kishim shpall faliment si shtet dhe do na kishe dorezuar ne serbi or plak

    Përgjigju
  • ina: 08/08/2022 13:47

    ky seshte ne terezi me ato qe thot

    Përgjigju
  • alma: 08/08/2022 13:47

    akoma i lire esht ky??? futeni ne burggg

    Përgjigju
  • Ilmi: 08/08/2022 13:43

    Nese i ke syt ball apo nese dgjon mkr ske probleme me dgjimin mos harro bej krahasimin e ktyre qe thu ti me punen e Rames! Turp tkesh

    Përgjigju
  • Gladiola: 08/08/2022 13:40

    A mraft pika he ke menu ti per kto gjona…ik mor

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Vetingu shkarkon përfundimisht prokurorin e Tiranës Ardian Braho, shkak problemet me pasurinë

Vetingu shkarkon përfundimisht prokurorin e Tiranës Ardian Braho, shkak problemet me pasurinë