Këtë 16 shkurt proteston me aleatin e tij, një ribashkim pas bashkëqeverisjes kur ishte kryeministër.
Por në të njëjtën datë, 16 shkurtin e 4 viteve më parë, Sali Berisha ishte krah Lulzim Bashës që drejtonte Partinë Demokratike në 2019-ën, në valën e përpjekjeve për ta rrëzuar me protesta Edi Ramën nga pushteti.
“Të japë dorëheqjen”, tha Berisha.
Të njëjtën përpjekje si atëherë e vijon edhe sot ish-kryeministri, por veç largimit të Ramës, Berisha përballet dhe me një luftë të brendshme brenda selisë blu që la pas dorëheqja e Lulzim Bashës.
Qëllimi mbetet i njëjtë, por format e protestave dukshëm janë të ndryshme. Me numrat në disfavor, tubimet me disa qindra e me raste në disa mijëra simpatizantë, (spliter -Protesta Basha-Berisha) protestat e Berishës janë zhvilluar brenda skenarit të fjalimeve e tek tuk hedhjes së ndonjë shashke.
Episodet e dhunës në protestën e 16 shkurtit 2019 ishin të shumta nga hedhja e tymyese, shkatërrimi i kërpudhës në lulishten e kryeministrisë, thyerja a xhamave të dyerve të godinës dhe instalacionit ndriçues mbi to. Efekte sherri te dera e kryeministrisë. E para protestë e Bashës la 9 efektivë të plagosur, 2 përfaqësues të medias dhe 8 protestues.
16 shkurti i 2019-s ishte për Bashën nisje e stinës së protestave popullore, bashkë me atë që e quajti opozitë të bashkuar me aleaten e tij Monika Kryemadhi, deri në rrëzimin e Edi Ramës.
Njëjtë si Berisha sot, organizimi i tyre ndahej në protesta kombëtare para kryeministrisë, dhe në tubime të përjavshme para Parlamentit, por që në ndryshim, në tubimet e Bashës protestuesit tentuan disa të herë të përballen me ligjvënësit.
Ky 16 shkurt e gjen Sali Berishën të përjashtuar nga Kuvendi me 10 ditë, në pamundësi për të hyrë në seancë plenare, por të nesërmen e protestës së 16 shkurtit të 4 viteve më parë, opozita e drejtuar nga Basha vendosi djegien e mandateve në bllok një akt ekstrem që asnjë forcë politike nuk e kishte ndërmarrë më parë, dhe më tej edhe bojkotin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Për herë të parë pas 28 viteve, Sali Berisha nuk do të ishte më në Parlament.
Në atë kohë Lulzim Basha injoroi disa letra për tu ulur në diskutime me kryeministrin Edi Rama, ndërsa për mazhorancën sot, Sali Berisha është një politikan i shpallur 2 herë non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe që nuk përfaqëson Partinë Demokratike.
Ajo që i bashkon, është se të dy, si Basha dhe Berisha, nuk e shohin më Ramën kryeministër, por ndërkohë qeveria e tij është në mandatin e saj të tretë.
“Falë mundit tuaj Edi Rama nuk është më kryeministër”, tha Basha.
Vec rremuje sillni ne vend ju te PD_se
PërgjigjuTi duhet te jesh ne burg
PërgjigjuNjerez negative vec per dhune
PërgjigjuBjeri bjeri se i bie bukur sale kte pun ke
PërgjigjuO berish kot lodhesh se nuk te ndjek njeri ty,ke mbaruar fare.Te gjithe e dine ca krimineli je.
PërgjigjuKeto qe beni ju nuk quhen protesta,se ju keni per qellim vetem te shkaterroni vendin dhe te beni sa me shume zhurme.Sjeni per asgje tjeter.
Përgjigju