Berisha sërish akuza për Portin e Durrësit: Rama po e shndërron në Dubain e tij! I është vërsulur pasurive publike

Edhe në mbledhjen e tij të kryesisë, ish kryeministri Sali Berisha hodhi një sërë akuzash për projektin e Portit të Durrësit.

Berisha u shpreh se kreu i qeverisë po përpiqet të shndërrojë portin e Durrësit në Dubain e tij.

Me pretendimin se është një aferë e Ramës që po kryehet nga bashkëpunimi i fshehtë i kreut të socialistëve Serbisë dhe Bjellorusisë, Berisha tha se Durrësi  do të bëhet qyteti më i pabanuar në botë.

“Ngjarja që po debatohet sot në parlament është të themi e përmasave që tejkalon çdo lloj imagjinate, kodi ligjor, etik moral. Këta janë vërsulu ndaj pasurive publike të vendit. Edi Rama, ka garantuar të gjitha kanalet e narko eurove. Tani kërkon të ktheje Durrësin në Dubain e tij në lavatriçen më të madhe të Evropës dhe më gjerë. Me 12 mijë e 600 apartamente... Durrësi bëhet qyteti më i pa banuar i Botës. Këto janë, anët që shoqërojnë, këtë vjedhje të pa imagjinueshme, që s’ndodh kurrë në botë. S’ndodh që një aferë si kjo të mund të shfrytëzohet, të projektohet apo të imagjinohet. Lidhjet, janë të kristalta me Beogradin dhe Lukashenkon e Bjellorusisë me vëllezërit Karriç.”- tha Berisha.

Akuza të njëjta ka pasur edhe nga kryetari i Lirisë, Ilir Meta i cili u shpreh se kjo aferë është një ndër më të mëdhajat dhe se përgjegjësi kryesor është vetëm Edi Rama. Meta u shpreh se Rama është gati të sakrifikojë lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë me favorizimin e pasaportave shqiptare.

Debati politik për projektin e Portit të Durrësit:

Porti i Durrësit është bërë "kali kryesor" i betejës së opozitës me qeverinë. Në seancën e fundit plenare kishte debate të ashpra në Kuvend mes demokratëve dhe Edi Ramës për këtë projekt. Sulm haxhiqamilist i Aleancës së Rublave i quan Kryeministri akuzat për marrëveshjen e Portit të Durrësit. Ai shkruan në një reagim në twitter se sulmi kundër projektit të Portit Turistik është poshtërsi në dëm të interesit të vendit

Ilir Meta në disa dalje për mediat nga Selia e Partisë së tij e ka konsideruar projektin e Durrësit kriminal dhe që synon të dëmtojë rëndë interesat e vendit. Ish-kryeministri Sali Berisha sot në konferencën e përjavshme për media denoncoi sërish marrëveshjen për Portin e Durrësit, ndërsa shtoi se kanë përgatitur një padi që e dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e bashkëpunimit ekonomik me Emiratet e Bashkuara Arabe. Gjithashtu Berisha tha se do të bëjnë kërkesë për të ngritur një Komision Hetimor.

37 deputetë, kryesisht të 'Rithemelimit' të Berishës dhe Partisë së Lirisë së Metës, por edhe deputetë të grupimit të Alibeajt dhe drejtues të partive të tjera politike, kanë kërkuar në Gjykatën Kushtetuese zhbërjen e marrëveshjes së bashkëpunimit ekonomik me Emiratet e Bashkuara Arabe. 

Memorandumi i bashkëpunimit për ndërtimin e Portit të Durrësit u nënshkrua më 11 gusht në praninë e kryeministrit Edi Rama dhe zhvilluesit me famë botërore Muhammed Alabbar. Investimi për ndërtimin e këtij porti është 2 miliard dollarë. Në projekt përfshihet edhe ndërtimi i Portit të Thatë që do sjellë ndërtimin e hekurudhës që lidh Durrësin me Prishtinën, i cili është parashikuar të ketë një terminal, ku do përpunohen 100 mijë kontejner deri në 2050

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:36
Berisha: Deri më tani kanë kandiduar mbi 200 persona për primaret në PD

1668519831_Screenshot6.jpg

Sali Berisha ka deklaruar se deri më tani kanë kandiduar mbi 200 persona.

“Më shumë se 200 kandidatë për primaret brenda opozitës për bashkitë, por ne sot kemi një mbledhje me rend dite, një çështje që është themelore për aktualitetin e PD-së. Miratojmë kandidaturat e paraqitura për bashkitë në përputhje me statutin nga bashkitë e vendit.

Komisioni i Operacioneve Zgjedhore më ka informuar mua se deri më tani janë mbi 200 e ca personalitete politike, të shoqërisë civile dhe të tjerë, të cilët kanë aplikuar për të kandiduar për qytetar të parë të bashkive tona.

Unë kam një falënderim për secilin prej tyre. Këta janë personalitete të shquara të partisë, të jetës publike të vendit, individë me jetëshkrim suksesi dhe secili prej tyre me kandidimin, me besimin që ka shprehur, dëshmon vullnetin për të qenë një misionar i rikthimit të pluralizmit politik dhe një shërbëtor i qytetarëve të cilët paraqiten për votëbesim në radhë të parë të anëtarësisë dhe simpatizantëve të PD, dhe më pas të qytetarëve të qytetit”, tha Berisha.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/11/2022 01:44

    Po /DUBAI/ jot kush ishte o z.Berishe,Shqiperia e tere?

    Përgjigju
  • Eni: 15/11/2022 19:18

    Primaret zhvillohen tek zyra e saliut ne ora 22:00

    Përgjigju
  • Alban: 15/11/2022 19:05

    Pirdh pirdh se lirohesh mir qe ngordh kali po ste lene mizat rehat,e kam ne kuptimim qe njehere qe do behet nje gje gjigande ne shqiperi do dalin kto zorraxhite te hedhin balte.

    Përgjigju
  • Kevi: 15/11/2022 16:05

    Shko mor matuf mbaj kembet e tua

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës