Berisha si Enver Hoxha, u 'shpall luftë' anglo-amerikanëve, i akuzon për bashkëpunim kundër tij me ndërmjetësimin e Soros

Berisha si Enver Hoxha, u 'shpall luftë' anglo-amerikanëve, i akuzon për bashkëpunim kundër tij me ndërmjetësimin e Soros

Ish kryeministri Sali Berisha në deklaratën e tij për shtyp konfirmoi shpalljen e tij 'Non Grata' nga Britania e Madhe akuzoi edhe për këtë masë ndaj tij 'armikun' që ia vë fajin gjithmonë, Soros! Por këtë herë ai ka vajtur edhe më tej. Berisha tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë ato që e kanë nxitur Britaninë e Madhe që ta marrë një vendim të tillë, ashtu siç po bëjnë me shumë shtete të tjera. 

Natyrisht që edhe për shpalljen në listën e zezë edhe të një vendi si Britania e Madhe për korrupsion dhe minim demokracie dhe krimin e organizuar, Berisha ka ditur edhe kësaj herë, gati një vit më pas të drejtojë gishtin diku. Edhe kësaj radhe, Berisha duket si i ka shpallur luftë dy super fuqive.

I kujton shqiptarëve Enver Hoxhën që i shpallte luftë anglo-amerikanëve, sa herë që kishte probleme të brendshme. 


Lajmi kryesor:

Berisha e konfirmon: Britania e Madhe më shpalli 'non grata'! Lidhje të qartë me grupet kriminale dhe korrupsion! I kujtohet afera me Damir Fazlliç


G.MO/K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona