Mero Baze: Berishën e tërbon Shqipëria krenare, që e injoron atë

Mero Baze: Berishën e tërbon Shqipëria krenare, që e injoron atë

Sali Berisha

Berisha I kishte gjithë mundësitë të mos fliste për medaljet olimpike. Madje kishte të drejt dhe të mos gëzohej.

Fakti që Shqipëria për herë të parë në 112 vite shtet merr medalje olimpike, është një rekord që I bën mirë Shqipërisë. Jo të gjithë janë të detyruar të gëzohen për Shqipërinë dhe Berisha është në krye të kësaj liste sa herë është në opozitë. Ai madje mërzitet dhe pse lind dielli, kur nuk është në pushtet.

Ndaj në këtë pikë nuk e merr njeri inat.

Por beteja e tij që këto nuk janë medaljet e para të Shqipërisë përveçse është qesharake, në fakt zbulon dimensionin e tij real si udhëheqës politik, tiparin që ka dominuar gjithë karrierën e tij 33 vjeçare. Dhe ajo është urrejtja që ai ka për çdo gjë të mirë që i ndodh Shqipërisë kur ai nuk është në pushtet.

E ka këtë jo vetëm me arritjet sportive, por dhe ato politike, me ngjarjet ndërkombëtare ku ka sukses Shqipëria etj. 

Mjafton të kujtosh tërbimin e tij për seancën e Këshillit të Sigurimit ku Shqipëria për herë të parë udhëhoqi një seancë spektakulare kundër Rusisë, një vit më parë, për të kuptuar se ai nuk pranon dot që dielli del çdo dite edhe  pa atë në pushtet dhe Shqipëria ka vetëm mirë kur ai është jashtë pushtetit.

Njësoj u tërbua kur Shqipëria mori drejtimin e OSBE po për herë të parë, në histori të saj, apo kur kryeministri i vendit pritet në kancelaritë perëndimore, që nga Parisi në Uashington.

Ai është gjithmonë gati ti kthej përmbys ato.

Ndaj mos u merrni me dimensionin qesharak të Berishës që shpall Pampurin kampion olimpik dhe I quan këto medaljet si vazhdim të Pampurit. Pampuri ka konkurruar më 1972 gjatë regjimit komunist dhe ai është gati që dhe Enver Hoxhës ti jap merita vetëm kundërshtarëve të tij jo. 

Po e bën pak a shumë si Korea e Veriut kur ishte kampionati botëror I futbollit katër vite më parë. Televizioni I Koresë së Veriut shpalli lajmin se Korea e Veriut ishte shpallur kampion dhe madje dhe dha lajme në televizionin shtetëror për këtë. Pas kësaj gjithë populli u gëzua dhe askush nuk pyeti a fituan vërtet a jo, nga inati I imperialistëve. Dhe ai tani e ka caktuar nga inati I Edi Ramës që këto nuk janë medaljet e para.

Duke qëndruar tek sporti të gjithë e mbajmë mend se si thoshte që Edi Rama bleu pjesëmarrjen në kampionat evropian më 2016 dhe pastaj se si thoshte, që Edi Rama mërzitej sa herë bënte gol Shqipëria. Hajde hy tani në mendjen e një të sëmuri, që nuk di si të justifikojë sukseset e kundërshtarëve dhe do ti kthej ato kokëposhtë.

Arsyeja është se ai nuk ka pasur fat kur ishte në pushtet të kishte ngjarje të tilla ku sporti shqiptar afirmohet në botë dhe nderon Shqipërinë. Nuk e duron dot që Shqipëria ka marrë pjesë në dy kampionate evropiane dhe ka marrë dy medalje kur ai është në opozitë.

Ndaj nuk duhet bërë debat për faktet me Berishën, se ai faktet I prodhon vet. 

I vetmi debat është fakti konstant që atë e tërbon çdo gjë e mirë e Shqipërisë, kur nuk është vet në pushtet.

Prandaj lëreni të zbraz dufin, se është dhe në kat të tetë dhe nuk dihet ku e hedh tërbimi.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gjirokastër, merr flakë një automjet në tunelin e Skërficës, digjet plotësisht

VIDEO/ Gjirokastër, merr flakë një automjet në tunelin e Skërficës, digjet plotësisht