BERLIN, 30 nëntor /ATSH-DPA/ - Çdo diskutim për anëtarësimin e Ukrainës në NATO është i parakohshëm për momentin, deklaroi sot ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier.
"Anëtarësimi i Ukrainës në NATO nuk është në axhendë, me aq sa di unë. Nuk e shoh Ukrainën në rrugën drejt NATO-s", tha Steinmeier për televizionin publik gjermane, ZDF.
"Unë e kuptoj se me ato që po ndodhin në Ukrainë, ajo është e interesuar për mbështetjen politike dhe për sigurinë që garanton NATO-ja", theksoi ai.
"Por, ne duhet të jemi realistë. Jemi në mes të një konflikti të rrezikshëm", tha ministri.
Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko ka deklaruar se në një mooment të përshtatshëm ai kërkon të organizojë një referendum për anëtarësimin e vendit në NATO./ a.jor.