Besa Myftiu në Shqipëri për ‘Tirana Lexon’: Nëse s'dimë ku do shkojmë, të paktën ta dimë nga vijmë

Dita e parë e 'Tirana Lexon për të kujtuar' nisi me autoren Besa Myftiu, e cila prej vitesh jeton edhe punon në Zvicër. Shkrimtarja ndau me publikun pjesëmarrës momente nga jeta, vepra dhe krijimtaria e saj, nga poezitë e dikurshme e deri tek librat në prozë që lëvron tashmë. Por, dëshira e saj është që të rinjtë nëpërmjet leximeve të veprave të saj dhe jo vetëm të njohin të shkuarën

Mendoj se dita e kujtesës, nëse nuk e dimë se ku do shkojmë të paktën duhet ta dimë nga vijmë. Mendoj se është e rëndësishme, që të kujtohet se shumë njerëz janë flijuar që sot të kemi lirinë e fjalës. Kjo është gjëja më e bukur në Shqipërinë e sotme, mund që të themi atë që mendojmë. Mund të kujtojmë se për një fjalë njerëzit kanë shkuar në burg. Babai im për një letër ku ka thënë mendimet e tij ka shkuar në internim. Dhe për një vepër letrare ku ka përshkruar kampet komuniste i është hequr e drejta e botimit për 25 vite. Jam duke shkruar një roman, që besoj se do është romani më i rëndësishëm i jetës sime.

Besa Myftiu, shkrimtare

Çfarë mund të marrin të rinjtë nga këto lexime?

“Solidariteti i dikurshëm edhe njerëzor, edhe aftësia për të qenë i gëzuar pavarësisht nga gjithçka. Besoj se ky është mesazhi më i bukur i librit “Rrëfime nga vende të harruara”.

Por para lexuesit shqiptar apo atij zviceran, emocionet për shkrimtaren janë më të mëdha?

“Në fakt e kam më të lehtë, që të flas në një publik në frëngjisht, sepse jam mësuar, por kur flas para publikut shqiptar kam shumë emocion se është diçka e rrallë. Shqipëria është për mua një emocion i ri edhe i veçantë, është një takim me të kaluan edhe një projektim drejt të ardhmes”.

Por, përse shkruan Besa Myftiu?

“Në fakt, të jesh shkrimtar do të thotë që të kesh nostalgji, është nostalgjia që e bën shkrimtarin. Do të lërë një gjurmë të kalimit të tij mbi tokë. Shpesh, kjo gjurmë është e mbushur edhe me dëshmi, ai shkruan atë që ka ndodhur, atë që mund të kishte ndodhur, atë duhet të kishte ndodhur edhe atë që dëshironte ai të kishte ndodhur. Jemi gjithmonë në fushën e lënies së gjurmës. Në një farë mënyrë, “çfarëdo që të shkruhet”, thotë Niçja, “në fund të fundit do të nxjerrim vetëm biografinë e shkrimtarit”, duke e zhveshur nga të gjitha veshjet edhe nga të gjitha kamuflimet, që i ka bërë  mendimit të vet”.

Drejtoresha e IDMC, dr. Jonila Godole u shpreh se fokusi i aktiviteteve të këtij edicioni të Tirana Lexon është  “Kujtesa dhe Identiteti”.

Publiku do te njihet me autorë vendas dhe të huaj që kanë përpunuar biografitë e tyre në letërsinë që bëjnë, ku ndërthuren kujtimet dhe rrëfimet që kanë shoqëruar jetën e tyre. Procesi i krijimit të identitetit përmbledh çdo përpjekje për t’u dhënë kujtimeve, përvojave të jetuara, synimeve, anktheve dhe shpresave tona një formë të caktuar, për t’i ri-konstruktuar dhe ri-dimensionuar ato vazhdimisht. Autorët e pranishëm gjatë ditëve të TiranaLexon2018 do të ndajnë me publikun dhe pengesat e hasura në procesin identifikues në të shkuarën e deri më sot.

Drejtoresha e IDMC, dr. Jonila Godole

Tirana Lexon për të kujtuar vazhdon udhëtimin sërisht nesër me aktivitetin “Letërsia si vend kujtese”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës