TIRANE- Besa Myftiu rikthehet në Shqipëri, gjithnjë e më shpesh. Dëshira e saj për të qenë sa më prezente për lexuesin shqiptar është një nga shtysat kryesore. MYftiu i shkruan vperat e saj në frëngjisht, por kësaj here libri i fundit, “Drejt të pamundurës” tashmë vjen edhe në shqip. Janë nëntë tregime, të ndara në tri pjesë. Në pjesën e parë titulluar “Me syrin e një shqiptareje” trajtohet zbulimi i botës perëdimore. Pjesa e dytë që titullohet “Të shkuara të paharruara” trajton temën e seksualitetit në Shqipëri dhe fatin e gruas shqiptare. Ndërsa pjesa e fundit titullohet “Histori dashurie”. Të gjitha tregimet janë të inspiruara nga realiteti.
Një ngë tregimet e saj me titullin “Kurva”, Besa shkruan: “Kurvat e kohës sime ishin të virgjëra, nuk kishin puthur asnjëherë ndonjë djalë dhe nuk dinin asgjë mbi seksualitetin”. “Përshkrimi i ngjarjeve dramatike me ngjyra komike është këndvështrimi i veçantë që dallon shkrimtaren Besa Myftiu. Ajo rrëfen me shumë humor dhe elegancë. Stili është për t’u admiruar, saqë nuk e lëshon dot librin nga dora”, thotë shkrimtarja Amelie Nothomb.
“Ka diçka shekspiriane në veprat e Besa Myftiut” shkruan gazeta franceze Figaro. “Besa Myftiu ka ditur të na bëjë për vete duke u shprehur në një frëngjishte të përsosur pa humbur elementin ekzotik që e ka mahnitur gjithmonë lexuesin perëndimor. Ajo ka mbetur shqiptare, ndonëse plotësisht e integruar në kulturën zviceriane”, shkruan Eugene Enriquez, kryeredaktor i revistës “Nouvelle Revue de Psychosociologie” për librin “Drejt të pamundurës”. Besa Myftiu, që nga viti 1991 jeton ne Zvicër, ku jep mësim në Universitetin e Lozanës. Dhu.Ha.
Shkrimi u publikua sot (14.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com