Lista e 'Bindja Demokratike' do të ketë emra surprizues! Kështu është shprehur deputeti Andi Përmeti, në një intervistë për Shqiptarja.com. Një pjesë e kësaj 'surprizë' duket se është zbuluar. Burime për Report Tv bëjnë me dije se pjesë e kandidatëve që do të garojnë nën siglën e partisë së drejtuar nga Patozi, do të jenë emra të njohur nga radhët e PD.
I pari mësohet të jetë Igli Cara, i cili ka qenë kryetar i PD në Durrës, si dhe deputet deri në vitin 2017. Ai pritet që në zgjedhjet e 30 qershorit që të garojë për një nga Bashkitë më të mëdha në vend, siç është Durrësi. Cara njohet si një nga kritikët kryesor të Bashës, i cili ka akuzuar këtë të fundit se është rizgjedhur në krye të PD me një proces falsë.
Ndërkohë, për Bashkinë e Vlorës flitet se do të kandidojë Valbona Mezini. Kjo e fundit ka qenë sekretare për organizatat partnere dhe anëtare e kryesisë së PD deri në vitin 2018.
Lista me emrat e kandidatëve do të bëhen publikë nga Astrit Patozi më 13 maj, e cila përkon me afatin e fundit regjistrimit të kandidatëve për 61 bashkitë e vendit. Ajo çfarë është zyrtarizuar deri më tani nga Patozi është se partia e tij nuk do të ketë kandidat në Bashkitë ku do të dalin kandidatë të djathtë të pavarur.
Komente













Urime BD dhe Igli Cares. Do ishte bukur te ishte gjalle dhe Kol Olldashi, atehere do dukej opozita e vertete dhe jo keta zagaret e Lul Bash-Berishes me funderrinat e Mona-Vasilit
PërgjigjuUrime ne shtegtimin e gjate BD. Poshtrshpellaret
Përgjigju