Deputeti Agron Sheaj është rreshtuar krah protestës kundër resortit luksoz që pritet të ndërtohet në Zvërnec. Në një postim në rrjetet sociale, Shehaj shfaqet tejet entuziast për protestën, duke thënë se të rinjtë janë ngritur për të ardhmen e tyre dhe Shqipërisë.

“Protesta është e jashtëzakonshme, mjafton shumë pak dhe shiko çfarë reagimi që ka. Filloi me protestat për Rrjollin, Thethin, tani për Zvërnecin dhe shiko çfarë ndodh. Nuk është protestë e partive politike, është protestë qytetare. Kjo protestë është mahnitëse. Qytetarët e dinë gjithmonë çfarë është e duhura dhe ata e dinë se kur është koha. Nuk ngrihen dot për interesat e politikanëve, por për të ardhmen e tyre dhe Shqipërisë, dinë si”, thotë Shehaj.

Por, një video tjetër e publikuar nga blogerja Gerta Shino ka mjaftuar për të nxjerrë në pah besueshmërinë e Shehajt si politikan. Në këtë video, Shehaj shfaqet pak kohë më parë në një intervistë televizive duke deklaruar mbështetjen e tij për investime të tilla të huaja, e madje duke kërkuar që dhëndrit të presidentit amerikan, Jaerd Kushnerit, t’i shtrohet edhe tapet i kuq.

“Një investitor serioz si Kushner, vjen e thotë do të investoj 1 miliardë apo 2 miliardë, do t’i shtroni tapetin e kuq. Dikush që vjen e thotë unë do investoj, dhe është investitor serioz, do t’i shtroni tapetin e kuq nuk ka asnjë diskutim me ketë gjë”, shprehej më parë Shehaj.

1780415852_shehaj.jpg

Agron Shehaj në protestën në Tiranë më 1 qershor