Pas martesës një vjeçare, divorci i Johnny Depp dhe Amber Heard ka qenë një kalvar i gjatë në gjykatë, të shoqëruara me akuza të rënda. Amber ka akuzuar aktorin për dhunë fizike dhe psikologjike. Nga ana tjetër Depp e akuzon për shpifje dhe së fundmi ka treguar se ka qenë ai që është dhunuar nga ish-bashkëshortja.
Në dokumentet e gjykatës të siguruara nga “People” Johnny ka thënë se ai nuk e ka keqtrajtuar, dhe se Amber i ka bërë vetë me bojë shenjat e rrahjes.
“Unë i kam mohuar akuzat e zonjës Heard me forcë që kur ajo i bëri ato në maj të 2016-tës, kur hyri në gjykatë për të marrë një urdhër të përkohshëm kufizues me shenja të vizatuara në trup, sepse dëshmimtarët dhe pamjet mbikqyrëse tregonin se ajo nuk i kishte shenjat çdo ditë të javës. Do vazhdoj t’i mohoj ato për gjithë jetën time”, shkruhet në dokumenta.
Më tej ai ka shtuar se nuk e ka keqtrajtuar asnjëherë Amber dhe asnjë grua tjetër. Gjithashtu ai ka thënë se në të vërtetë ka qenë ai viktima, sepse Heard e ka keqtrajtuar dhe i ka shkaktuar dëme të mëdha në trup.