Beteja me vajzat e policisë

Beteja me vajzat e policisë

Nuk është ende e qartë se çfarë e shqetëson opozitën në operacionin Forca e Ligjit, siç e ka emërtuar qeveria, fushatën një vjeçare kundër organziatve kriminale. Është një operacion që të jep plot shkaqe për tu shqetësuar. Nga pikpamja ligjore është në kufijtë ekstrem të ligjshmërisë dhe normave kushtetuese, duke i tejkaluar disa herë ato.

Nga pikpamja formale, është në majat e PR që mund të bëhet me një gjë kaq me peshë, duke vendosur përball imazhit të rënd të krimit, ca vajza të bukura me syze, që duket se nuk ndjehen fare të trembura për çfarë flasin.

Nga efekti në publik, kemi të bëjmë me një pritshmëri ekstreme për ti dhënë fund sundimit të bandave në shumë qytete të vendi dhe diktimit prej tyre të jetës ekonomike e politike atje.

Nga pikpamja politike është thikë me dy presa për qeverinë, nëse nuk ja del dot të bëj një operacion serioz dhe thelbësor kundër krimit, pasi dështimi i saj do të jetë sundim i gjatë i krimit.

Nga të gjtiha këto, opozita është foksuuar vetëm tek vajzat bjonde që japin prentencën për të goditurit para objekteve të tyre. Ato në fakt përveç talentit të Edi Ramës për ta bërë bashkë “të bukurën dhe bishën”, janë për mua dhe një detaj i rrallë ilustrues, i burrave shqiptarë të policisë dhe politikës që janë të trembur nga krimi dhe nuk ua zënë dot emrat në gojë.

Ndoshta qeveria e ka bërë pa vetdije këtë gjë, por jam i sigurt se shumë zyrtarë të shtetit shqiptar, drejtor policie apo deri ministra nuk janë aq trima sa të zënë emra kriminelësh në gojë. Aq më tepër të identifikohen si përndjekës të tyre.

Ato vajzat me syza dielli kanë një lehtësi shkatërruesë për të zënë në gojë emra të tmershëm dhe për tu komunikuar prentecën, sikur janë gazetare në transmetim direkt. Është gjëja më poshtëruese që mund tu bësh njerëzve të fort që bëjnë ligjin dhe mbi politikën në Shqipëri, duke i zhburrëruar me një pretencë në gojën e disa vajzave të bukura të policisë.

Sigurisht që Edi Rama, kur e ka bërë këtë skenar ka pasur parasysh më shumë opozitën se sa kriminelët. Ka pasur më shumë parasysh nervozizmin e tyre ndaj gjetjeve të PR, se sa ajo që mua më duket lehtësi e rrallë për të poshtëruar publikisht disa emra të frikshëm.

Dhe çudia është që opozita këtë e shikon si problem të madh dhe ka vërshuar së bashku me mbështetësit e saj në shtyp në një fushatë seksiste kundër imazhit të këtyre vajzave police.

Realisht mendoja se opozita do bënte betejë për hapësirat ligjore të këtij operacioni, për rrezikun për keqpërdorim politik të tij. Çuditërisht ky debat mungon. Duke ironizuar vajzat bjonde të policisë dhe duke bërë lista linçimi të vetat “se si do ta bënte ajo atë punë”, Partia Demokratike në fakt duket më e trembur nga suksesi i mundshëm i operacionit, se sa nga problemt e tij. Ata thjesht duken të bindur se kjo mund të funksionojë dhe po e luftojnë paradhënie.

Nëse ndodh kështu, atëhere më lehtë e kanë të bëjnë sikur gëzohen, se sa të shajnë ato vajzat e policisë. Ato janë aty për të mbuluar shëmtin e një vendi ku  kanë munguar burrat që të përballen me krimin. Siç mund të mbulojnë dhe shëmtin e opozitës, që nguron të marrë pozicion, pro apo kundër kësaj beteje. Dhe merret me vajzat e policisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja