Ambasada e SHBA ka përshëndetur vendimin e qeverisë për të mos diskutuar dhe votuar në Kuvend dekretin e betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Përmes një reagimi ajo thotë se të dyja palët si Presidenti dhe Kuvendi duhet të presin dhe respektojnë opinionin e Komisionit të Venecias, ndërsa kërkoi dhe ruajtjen e konfidencialitet të projekt-opinionit deri sa ajo të finalizohet, pas publikimit të një pjese të raportit paraprak të Komisionit të Venecias.
Dekreti për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese është kthyer në një 'mollë sherri' mes Kuvendit dhe Presidencës, aq sa shkoi për opinion në Komisionin e Venecias. Kjo e fundit pritet të thotë fjalën përfundimtare më 22 mars.
'Nxisim të gjitha palët që të respektojnë procesin e Komisionit të Venecias, përfshi kërkesën për konfidencialitet të projekt-opinionit deri sa të finalizohet. Mirëpresim vendimin e qeverisë për të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme lidhur me legjislacionin përkatës derisa opinioni të finalizohet ", shkruan ambasada e SHBA.
Ajo që vihet re është se pas dy 'shuplakave' që ambasadorja i dha presidentit Meta që me distancimin e flamurit amerikan nga 'manifestimi' i 2 marsit dhe mbështetja publike që i bëri ministres Gjonaj, Yuri Kim nuk ka nguruar 'ta qortojë' dhe për letrën që Meta i ka dërguar KE duke theksuar se sundimi i ligjit dhe integrimi i vendit, janë të vetmet gjëra që kanë rëndësi. Përtej letrës, Ambasasa e SHBA vlerëson fjalimin e Metës për afrimimin e rëndësisë pozitive të integrimit të Shqipërisë në BE, gjatë konferencës me homologun bullgar.
"Po ashtu mirëpresim deklaratën e bërë nga Presidenti Meta gjatë konferencës së tij për shtyp me Presidentin e Bullgarisë, duke afirmuar rëndësinë e një vendimi pozitiv nga BE për të hapur negociatat drejt anëtarësimit për Shqipërinë. Duhet të qëndrojmë të përqendruar tek ajo që ka më shumë rëndësi – sundimi i ligjit dhe e ardhmja e Shqipërisë në Evropë", shkruan ambasada e SHBA.
Në lidhje me letrës reagoi edhe Kryeministri Rama që e cilësoi si 'reaksion nga kanceri i korrupsionit' dhe efekteve që reforma në drejtësi po shkakton, ku për herë të parë në histori, kundër integrimit është shfaqur vetë presidenti i Shqipërisë. Edhe Komisioni Europian reagoi duke thënë se 'në raport nuk bënë interpretim, pasi nuk merren me mosmarrëveshjet në Shqipëri, mes qeverisë dhe presidentit.'
Ja futi Meta, tani e mori she sma Kjo bundrra nga Amerika
Përgjigju