SPECIALE/ Bibika Kokalari, vjen në një rrëfim për Musine Kokalarin! Sendet e ruajtura dhe trashëgimia e shkrimtares

“Unë s´jam fajtore. S´jam komuniste dhe ky s’mund të quhet faj. Ju fituat në zgjedhje, por në burg nuk duhet të jem…. Unë jam nxënëse e Sami Frashërit. Me mua ju doni të dënoni Rilindjen”.

Këto janë fjalë të Musine Kokalarit, pas të cilave, ajo sigurisht, nuk mund t’i shpëtonte dënimit të sistemit të Enver Hoxhës, pavarësisht se ky i fundit e njihte mirë familjen intelektuale dhe patriotike të Kokalarëve nga Gjirokastra.

Një disidente e regjimit, Musine Kokalari është e para shkrimtare grua në Shqipëri. E dënuar me burgim për vite me rradhë dhe e internuar po kaq gjatë, ajo do të mbyllte sytë e sëmurë rëndë dhe vetëm pa patur mundësinë të shikonte ndërrimin e regjimeve.

Ndërkohë, ka lënë pas disa libra të botuar prej saj, por edhe shumë dorëshkrime, objekte personale, fotografi, materiale etnografike etj., që prej vitesh janë ruajtur nga familjarë të saj.

Tashmë, pjesa më e madhe e këtyre objekteve janë pjesë e muzeut dedikuar disidentes antikomuniste.

Ato ekspozohen në shtëpinë e gjyshërve të saj në Gjirokastër, që tashmë, prej disa muajsh është kthyer në memorialin “Muza ime”.

Ne kemi biseduar me Bibika Kokalarin, e cila, së bashku me bashkëshortin e saj, Platon Kokalarin, të cilët kanë ruajtur për vite me radhë trashëgiminë e shkrimtares.

Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bora e parë zbardh Korçën, turistë të huaj dynden drejt Dardhës, Voskopojës dhe Vithkuqit

Bora e parë zbardh Korçën, turistë të huaj dynden drejt Dardhës, Voskopojës dhe Vithkuqit