‘Bie amnistia', Angjeli: Kishte mangësi! Drafti i ri të përputhet me Reformën në Drejtësi e të shmangë pastrimin e parave

Drafti aktual i amnistisë fiskale dhe penale do të tërhiqet dhe do të ndryshohet. Ish ministri i financave aktualisht deputet i PS-së Anastas Angjeli thotë për Report TV se ende nuk ka një draft cilësor për tu miratuar.

Kësaj nisme niveli teknik profesional dhe stafi juridik nga qeveria dhe në Kuvend ende nuk ka rritur ti paraqes një akt ligjor cilësor që t’ju përgjigjet kushteve të vizionit që shfaqi kryeministri. Nuk është dramë që të vonohet dhe të tërhiqet, që ai të vij një akti ligjor tërësisht të përshtatur me disa kushte”, thotë Angjeli.

Janë disa kushte thelbësore që i mungojnë projektligjit ekzistues që ka mbetur në komisionet parlamentare dhe që do të ndryshohet, pa këto pika Angjeli thotë se ligji nuk realizon qëllimin e hartimit.

Kushti i parë është konsensusi politik sepse pa një konsensus të gjerë nuk mund të realizohet. Kushti i dytë është një konsensus me faktorët e interesi, të cilët kanë shprehur kritika të drejta dhe nuk mund të realizohen me akte nënligjore por duhet të rishikohen në ligj. Duhet të jetë ligj transparent, që mbyll shtigjet e pastrimit të parave dhe burimeve jo të ligjshme të aseteve të formuara në rrugë kriminale. Duhet të ketë një vijë sjellje me reformën ne drejtësi. Pra amnistia fiskale, ligji duhet të jetë i harmonizuar me ligjet e reformës në drejtësi. Në draftin ekzistues ishin parashikuar shumë pak dhe në mënyrë jo të plotë, linin shkas për debat dhe kësisoj nuk mund që të miratohen me një të ngritur të dorës gjërat të cilat nuk realizojnë atë që kishim qëllim”, tha Angjeli

Angjeli thotë se ndikim në këtë tërheqje të draftit kanë luajtur edhe kritikat e ndërkombëtarëve.

“Së treti kemi një kundërshtim nga FMN, nga partnerët tanë kryesor BE, SHBA, nuk janë prononcuar pozitivisht për aktin ekzistues. Nuk kundërshtojnë amnistinë në parim pasi është bërë ne shumë vende. Por ajo është e lidhur me kushtet ekonomike të një vendi me nivelin e informalitetit, dhe kushtet aktuale kërkohet të ketë një kujdes të jashtëzakonshëm”, pohon ish ministri i financave.

Amnistia fiskale synon që brenda një viti paratë që janë jashtë bankave të fituara nga individët nga puna në të zezë edhe bilancet e dyta të bizneseve të futen në sektorin bankar pa qenë nevoja të verifikojnë burimin. Për deklarimin e pasurive do të aplikoheshin tre fasha tatimi nga 5% në 10% në varësi të kohës së deklarimit.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja